Nudo Në Skenën E MTV Europe Music Awards (Video)

Posted on 13 Nëntor, 2011

0


Një person i panjohur ka dalë në skenën e spektaklit gjigant MTV Europe Music Awards në Belfast të Irlandës. Në momentin që ai ka mësyrë skenën, aty ishte aktorja e njohur Hayden Panettiere, e cila po prezantonte çmimin për Këngën më të Mirë.

Shikuesit thonë se incidenti ka qenë i parapërgatitur për të rritur publicitetin për aktivitetin. Disa të tjerë u mërzitën pasi fjala ‘fuck’ e Selena Gomez u censurua, kurse personi në fjalë nuk u censurua. Aktorja Panettiere ka shkëmbyer disa batuta me personin dhe ai është larguar. Ai i tha aktores se është fansi i saj dhe ajo e ftoi për një pije. Burri bëri shaka: ‘Do doja shumë, por nuk e kam celularin me vete’. Më pas Panettiere prezantoi fituesen e çmimit Kënga më e Mirë. Fituesja, Lady Gaga, doli në skenë dhe nuk harroi t’i japë një shpullë në të pasme aktores bukuroshe të Heroes.

Të etiketuara:
Posted in: Vipat