Fashion

Syzet e diellit, aksesoret me te shitur

Mbulojnë fytyrën dhe i shtojnë mister, janë aksesorët më të shitur në mënyrë absolute.

Mbahen përgjatë gjithë vitit edhe pse janë protagonist të vërtetë të verës.

Bëhet fjalë për syzet e diellit, aksesor për të cilat firmat më të njohura ofrojnë një mundësi të madhe zgjedhjesh.

Gjithmonë janë futur lloje të reja në shitje (Loro Piana), me tema frymëzuese që i përdorin yjet e muzikës (Richmond mendon për John Lennon) dhe të spektaklit që mbajnë të veshura syze firmato (Jennifer Lopez me Guçi) në videot e tyre.

 

Shtesat e modes qe duhet ti keni ne plazh

Pa shtesat e modës nuk shkohet në pushime, qoftë për dukjen e ‘krisur’ ose për mbrojtje nga dielli. Prandaj vraponi pas një çante të mirë, sandaleve, kapelës, syzave për diell, pakëz stoli, shirita për flokë, shami për rreth kokës…

Mundeni ta kaloni pushimin pa stoli, shirita, shami ose kapëse flokësh, mirëpo këpucët, kapela dhe syzat për diell janë pjesë e domosdoshme e qëndrimit tuaj në plazh.

Në plazh janë të ndaluara taket e larta, përveç nëse dëshironi të që i gjithë plazhi të qeshë me ju. Të dëshiruara në plazh janë sandalet e rrafshëta ‘japoneze’.

Kapelat e mëdha për plazh, sikur ato të Marc Jacobs dhe Prada, janë të mjaftueshme. Ndërsa pasi të perëndojë dielli, vendosni në flokë ndonjë lule ose zbukurim tjetër duke mos e tepruar.

Çantat për plazh janë të shumëllojshme, varësisht se çfarë ju nevojitet. Më te thjeshta janë të ashtuquajturat ‘çantat e dorës’.

Syzat për diell duhet të jenë të mëdha, por të thjeshta, me kallëp të hollë.

 

Veshjet e brendshme te preferuara

Shitja e ‘brazilianeve’- veshjeve të brendshme mjaft të popullarizuara të femrave- është rritur për 65 për qind, njoftojnë nga shtëpia e modës Marks & Spencer. Mirëpo, nëse nuk ju pëlqejnë ‘brazilianet’, atëherë ju sjellim disa prej modeleve më të preferuara të brekëve për femra.

‘Brazilianet’- Ky model është i frymëzuar nga kostumet e larjes në plazhet e Rios. Me një ngjashmëri të vogël me “bokseret”, ato e mbulojnë mirë prapanicën, ndërsa theksojnë linjat.

‘Brekët e gjëra të gjysheve’- Padyshim më komodet, por më pak joshëse sesa të gjitha modelet tjera të brekëve. Preferohen të vishen vetëm gjatë menstruacioneve.

‘Tangat seksi’- Shiritat e vegjël të hollë me material minimal në to, i përshtaten një rregulli: “Sa më të vogla, aq më seksi”, por edhe kushtojnë më shumë. Janë të mjaftueshme për të mbuluar intimën tuaj, por nga prapa tregojnë gjithçka.

‘Bokseret franceze’- Ky lloj i veshjeve të brendshme femërore, zakonisht punohen nga mëndafshi dhe sateni me pakëz dantellë. Janë shumë seksi dhe e përkëdhelin lëkurën. Por nëse i mbani gjatë gjithë ditës, shkaktojnë elektricitet statik.

‘Brekët e ngushta elastike’- këto veshje janë zgjidhje e kohës moderne që i kanë shpëtuar miliona femra. Ju ngushtojnë aq sa të zvogëloni për një numër fustanin që bartni, ndërsa në mënyrë të suksesshme ngushtojnë edhe barkun dhe prapanicën.

‘Veshjet me mesazhe’- zakonisht vijnë me paketime nga tre ose shtatë palë. Kanë mesazhe interesante, ndërsa shpesh kanë edhe vizatime qesharake në vendet strategjike.

‘Imitimi i boksereve të meshkujve’- Veshje meshkujsh të përshtatura për femra. Sportive dhe praktike. Mbulojnë prapanicën, ndërsa përpara janë të prera më shkurtë. I veshin sportistet dhe femrat që u pëlqen komoditeti.

E kuqja, ngjyra e flokeve fashion gjate kesaj vere

Të lyesh flokët me ngjyrë të kuqe përbën një nga tendencat më të fundit të modës për këtë verë. Por, si mund të zgjedhim se cila nga variantet e së kuqes na përshtatet më tepër? Ja cilat janë disa këshilla që japin specialistët.

Ato femra të cilat janë në kërkim të një ndryshimi radikal, mund të zgjedhin një të kuqe në portokalli si ajo e Christina Hendricks. E zjarrtë dhe glamour, kjo e kuqe është perfekte për ato që e kanë lëkurën të bardhë. Një ngjyrë e tillë flokësh nuk kërkon make-up të rëndë, mjafton që të luani pak me ruzhin për të dhënë një pamje më të flaktë. Por, nëse keni lëkurë që anon nga roza, bëni mirë që ta evitoni ngjyrën e kuqe në flokët tuaj. Për ato që duan një të kuqe që tregon karakter, atëherë ju sugjerojmë ngjyrën që zgjedh Scarlett Johansonn. Për femrat më të tërhequra, ju propozojmë të kuqen në bionde të Blake Lively. Kjo ngjyrë i jep fytyrës më shumë shkëlqim dhe ëmbëlsi. Një këshillë para se të hidheni! Mendohuni mirë para se të vendosni të lyeni flokët me ngjyrë të kuqe. Nëse pendoheni, do të jetë mjaft e vështirë që ta ndryshoni ngjyrën e flokëve pasi e kuqja nuk hiqet lehtë. Për më tepër e kuqja është një ngjyrë shumë subtile, ndaj duhet patjetër që të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë më temperamentin, fytyrën apo personalitetin tuaj.

 

Tonet e portokallta te makiazhit

Freskia e elektrizuar e makijazhit të portokalltë e çel fytyrën, ndërsa rri bukur edhe te biondet edhe te zeshkanet.

Nuk keni nevojë të lexoni se ngjyra e portokalltë në radhë të parë paraqet freski, sepse kjo ngjyrë e ka dëshmuar këtë që nga vitet e shtatëdhjeta e këndej, ndërsa edhe në traditën indiane ajo tregon natyrën shpirtërore.

Prandaj, nuk është e çuditshme që e portokallta këtë sezon është përhapur shumë, ndërsa përveç thonjve dhe buzëve, ajo tashmë vendoset edhe në kapakët e syve të bukurosheve verore.

Meqenëse këtë sezon dominojnë blloqet e ngjyrave, si e gjelbër, rozë, e kuqe, e portokalltë… luani me kombinimet e llojllojshme të ngjyrave, ndërsa do të vëreni se e portokallta shkëlqen krahas ngjyrës së kuqe dhe asaj të fuskisë.

 

Fustanet qe do vishen kete vere

Largoni veshjet me ngjyra të errëta dhe harroni pantallonat, së paku për një kohë, ndërsa zgjidhni njërin nga fustanet verore, ku do të dukeni të parezistueshme dhe që këtë verë do të jenë hit i vërtetë!

Gjatë një feste të organizuar në Londër si pasojë e hapjes së një dyqani të ri të Swarovskit, ndër mysafirët ishin emra të njohur që lanë mbresa me fustanet verore, të cilët duhet t’i ketë çdo admiruese e modës gjatë kësaj vere.

Janë të shumtë emrat e femrave të famshme që ndjekin trendet e modës, ndërsa disa prej tyre ishin të pranishme në ndejën që përmendëm, ndërsa është vështirë të thuhet se cila ka dominuar falë fustaneve të cilat pritet të barten nga të gjithë në ditë te nxehta.

Për më shumë, goditje e qëlluar është modeli asimetrik, i shkurtë, i ngushtë dhe shumëngjyrësh.

 

Pastrimi i lekures se thate

Flokëbardhët zakonisht kanë lëkurë të thatë. Shumë femra, të cilat kanë këtë lloj të lëkurës janë të kënaqura me pamjen e tyre, por me kalimin e viteve, diku rreth të 30-ave fillojnë pakënaqësitë.

Lëkurën e thatë e karakterizon zvogëlimi i funksionimit të gjëndrave të djersës dhe sasisë së vogël të yndyrës që posedon kjo lëkurë, e pastrojmë me emulsionet të cilave i janë shtuar materiet për kujdesin e lëkurës.

Lëkura është tepër e shtrënguar, e thyeshme dhe e zbehtë. Lëkura ka tendencë luspimi dhe kapilarët janë të dukshëm. Poret janë të imta. Rrallë lajmërohen ndërrimet natyrore të lëkurës. Paraqitja e rrudhave zakonisht paraqitet rreth syve dhe rreth gojës.

Losionet me përbërje të alkoolit nuk bënë të përdoren. Larja e fytyrës me ujë të zbutur dhe sapun të lehtë bëhet vetëm natën. Para fjetjes lyeni fytyrën me krem me veprim biologjik, ashtu që ta neutralizoj ngacmimet alkalike që ka shkaktuar sapuni.
Propozohet gjithashtu të pudrosni lëkurën me pudër speciale.

Është e ditur se rrallë në lëkurën e thatë paraqiten puçrrat ose papastërtitë e tjera – ato do t’i largojmë me pastrim të thellë (maska nga parafina), banja me avull.

 

Kaloni veren me arome te mire

Ditët e nxehta verore nuk mund t’i paramendojmë pa një shishe ujë, syze për diell dhe deodorant të mirë.

Deodorantët mineralë nga kompanitë e njohura kozmetike, siç është ajo franceze “Bourjois”, jo vetëm se mund të lëvdohen për aromën e këndshme, por ato përmbajnë 100 për qind përbërës natyrorë, ndërsa kanë mungesë të parabenit, aluminit dhe klorurit të aluminit.

Ndërkaq, nëse dëshironi që trupi juaj të ketë aromën në harmoni, atëherë do t’ju shërbejnë xhelet për dush, të cilat kanë aromë të ngjashme me deodorantin tuaj.

 

Fashion TV Albania Velipoje Summer

Advertisements
One Response “Fashion” →
  1. good website

    Përgjigjuni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: