Show Biz

 Lorik Cana, lidhja me anglezen 40-vjecare

Foto – 01
Foto – 02
Foto – 03

Shkrime të shumta mbi jetën e tij private gjithmonë kanë zgjuar interes jo vetëm tek opinioni shqiptar, por dhe ai i huaj. Sa ishte në Francë, futbollistin e njohur shqiptar e kanë lidhur me shumë femra të njohura dhe të bukura, ndërkohë dhe tek

ne nuk është kursyer aspak nga femrat e ekranit, që nga modelet e deri tek këngëtaret. Për pak kohë sa ishte në Turqi nuk është zbuluar ndonjë lidhje intime, por thuhej se Canën atje e vizitonin femra të ndryshme nga mbarë bota. Ai ishte i lidhur edhe me një modele braziliane, por lidhja e tyre tashmë ka përfunduar. Cana është transferuar në një klub italian, por për jetën e tij ka më për të folur. Kemi shkruar disa herë që këngëtaren Adelina Tahiri e ka kërcënuar një angleze me emrin Xhema. Atë do zbulojmë këtë radhë, kush është dhe çfarë pasioni ka. Flitet se është diku rreth të 40-ave, por nga fotot nuk jep pamje të kësaj moshe, ndoshta nga ndikimi i operacioneve plastike. Ku i dihet…Po çfarë flitet në internet në lidhje me rastin në fjalë? Duke bërë disa hulumtime mbi Xhemën dhe veprimtarinë e saj, aty ku edhe shkruhej mbi jetën e Lorikut, hasëm në disa komente në formë anonime, të cilat ishin shkruar në gjuhën angleze, por ne i sjellim të përkthyera në shqip. “Mendova se ai (Loriku) është në lidhje me Xhema Bertenshaw? Harxhimi i viteve me Canën, ndërsa ai jeton me Xhemën është një gjë e poshtër. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Cana është i neveritshëm. Megjithatë Adelinës i duhet më shumë pjekuri për shkak se është shumë e re, kurse Loriku shfaqet si një fëmijë në këtë rast”, përfundon komenti. Nga hulumtimi që i kemi bërë profilit të Xhemës, kemi vënë re që lidhja e tyre daton prej disa viteve ose më saktë të themi që nga viti 2009, ku janë vendosur fotot nga festat e ndryshme në të cilat ka marrë pjesë edhe Cana i shoqëruar nga Xhema. Kjo e fundit në disa imazhe të publikuara ka lënë komente duke thënë se është ky i dashuri im. Këtë lidhje Loriku nuk e ka pranuar në ndonjë intervistë, por ja që faktet flasin ndryshe. Se çfarë e mban në lidhje me Xhemën, pasuria apo diçka tjetër, këtë nuk kemi arritur ta kuptojmë, të paktën deri më sot.

VITIN E KALUAR CANA DHE XHEMA HAPËN FERMËN E KUAJVE
Qendra sportive e kuajve “Illyria” është themeluar në vitin 2010 nga Lorik Cana (Shqipëri) dhe XhemaBertenshaw (UK), kështu shkruhet në faqen zyrtare të qendrës. Ekipi është formuar kur çifti Cana dhe Bertenshaw kanë blerë një kalë kur ishte në moshën 4-vjeçare, në maj të vitit të kaluar si formë investimi. Xhemaka pasur gjithmonë pasion kuajt dhe ka në pronësi të saj kuaj të ndryshëm, të cilët kalërohen këto 10 vitet e fundit. Ajo kuajt i ka blerë në Gjermani me ndihmën e trajnerit të saj Adrian Marsh. “Princi i Ilirisë” quhet kali i preferuar i Xhemës dhe Lorikut, i cili ka garuar në garën e tij të parë duke fituar në qark kombëtar gjerman dhe ka një normë 100% të suksesit dhe ende sot e kësaj dite ndan gjithmonë fitore. Për shkak të kombësisë së Lorikut, krenar për vendin dhe flamurin e tij kombëtar, ata kanë vendosur që gjithmonë të konkurrojnë me kuajt nën ngjyrat e Shqipërisë dhe kjo u miratua, pasi edhe logoja e ekipit të tyre “Iliria Sport” mban stemën e flamurit kombëtar. Në muajin maj të vitit të kaluar Xhemableu një tjetër kalë për ditëlindjen e Lorikut. Disa muaj më vonë, ajo përsëri bleu një tjetër kalë për Lorikun dhe ky kal mbante në kokë një shenjë të bardhë që simbolizonte hartën e Kosovës, pra vendlindjen e Lorik Canës. Megjithatë, ata gjithmonë kanë pasur në plan për të vënë Shqipërinë në hartë në këtë disiplinë sportive dhe kanë hedhur poshtë gjashtë figura për një kalë superstar të ri, për ta mbajtur atë në ekip, duke shpresuar se një ditë do të konkurrojnë në Olimpiadë me flamur dhe ngjyra të Shqipërisë. Xhema në Manchester City zotëron një ranch të quajtur “Casall CC”, madje edhe atje kujdesen për shumë kuaj, të cilët marrin pjesë nëpër evente të ndryshme në mbarë botën.

Rihanna, femra e vitit

Rihanna është femra e vitit sipas edicionit italian të revistës ‘Vogue’.

Cmimi i revistës i është dhënë këngëtares jo vetëm për karrierën e saj të suksesshme në muzikë, por edhe për vlerat humane.

Vajza nga Barbados ka marrë pjesë në shumë projekte bamirësie gjatë këtij viti dhe është vlerësuar gjithashtu për kapërcimin e shumë problemeve në jetën e saj, siç janë marrëdhënia e vështirë me Chris Brown dhe me babain e saj, Ronald Fenty.

“Rihanna është mbretëresha e popit. Ka arritur të ketë sukses në karrierën e saj pavarësisht problemeve në jetën private”, shkruan ‘Vogue’.

Bleona Qereti Jam krenare qe jam shqiptare?

Bleona shkruan ne faqen e saj zyrtare ne Facebook. E shikoj qe ka komente qe une nuk kam folur shqip ne interviste ! Ajo qe une po bej eshte po pres momentin qe mediat amerikane do te me kushtojne vemendjen e duhur! Une po e ruaj embelsiren per ne fund !

Ne momentin e pare qe do te kem nje interviste ne US NATIONAL TV atehere e gjithe intervsta do te jete ne shqip ! Dhe ajo dite do te jete shume afer. Une jam krenare qe jam shqiptare dhe krenare per gjakun qe rjedh ne venat e mia!

Me shume mall e dashuri Bleona!

Itali thashethemet per jeten private te L. Canes

Me transferimin e Lorik Canës tek Lazio, mediat kanë filluar të gërmojnë menjëherë në jetën e tij private. E përditshmja sportive “Corriere dello Sport”, ka publikuar sot një galeri me foto të Lorik Canës dhe supermodeles Zana Krasniqi, të cilën gazeta e ka prezantuar si ish të dashurën e Canës. Corriere e cilëson Canën si një rrëmbyes zemrash. Në galerinë e fotove do të keni mundësinë për të parë disa ga fotot e botuara nga Corriere të Zana Krasniqit dhe Canës, si dhe disa foto të këtij të fundit gjatë seancavë stërvitore me Lazion.

Motrat Greta & Eni Koci sfidante edhe në look

përveçse na surprizojnë dita-ditës me prurjet e tyre në muzikë, motrat e suksesshme të skenës shqiptare, Greta dhe Eni Koçi vijnë nga hera në herë me një look shumë të kuruar. Të tilla ishin edhe gjatë festës së Noizy-t dhe siç i shihni në këtë foto, ndonëse të ndryshme në stil, janë përpjekur të sfidojnë njëra-tjetrën për nga mënyra se si janë veshur.

Greta ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve me fustanin e saj të´shkurtër, i cili tregonte trupin e tonifikuar të këngëtares. Nga ana tjetër, Eni me veshjen e saj sportive, në përputhje të plotë me moshën e këngëtares, ka ardhur shumë interesante në sytë e fansave, të cilët vrapuan për t’i kërkuar autografe sapo ajo e la skenën.

Sa i përket karrierës muzikore, të dyja motrat do të sjellin këngë të reja këtë verë, madje Greta i ka përfunduar tanimë xhirimet për videoklipin e saj më të ri nën titullin “Milionere e Parë”. Kënga është me shumë ritëm dhe mendohet se do të jetë një superhit veror, sikundër edhe klipi që është i realizuar në detaje…

Bleona Qereti – Njerezit nuk jane normal…

Bleona Qereti, e cila këto ditë ka marrë kritika dhe ofendime pasi gjatë një interviste te dhënë para disa ditësh në një stacion mode në Amerikë, kishte refuzuar të thotë faleminderit në shqip, ka reaguar në Twitter-in e saj personal duke thënë se “njerëzit nuk janë normal”.“[Njerëzit që reaguan] nuk janë normal. Do të dal me flamur shqiptar në skenë, në mundësinë e parë që do të kem”, ka shkruar Bleona në rrjetin social.Këngëtarja nga Shqipëria, e cila qe një kohë të gjatë është duke qëndruar në Amerikë duke bashkëpunuar me njërin ndër producentët më famshëm atje, Timberland, së shpejti pritet të publikojë edhe këngën e saj më të re në gjuhën angleze.
Advertisements
Be the first to start a conversation

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: