Nora Istrefi: I urrej punët e shtëpisë

Posted on Prill 14, 2012

0


Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë padis kutim një ndër çiftet më të bukur të showbiz- it shqiptar. Si të tillë ata kanë tërhequr gjithmonë vëmendje, duke u bërë pjesë e faqeve rozë me thashetheme të qena e të paqena. Edhe në “Bluetooth” është shkruar jo rrallë herë për to. Së fundmi, ekzaktësisht dy javë më parë shkruam për ditëlindjen e Norës dhe për festën surprizë që Roberti i kishte bërë, ndërsa sot kemi vendosur t’i kemi në një rrëfim të dy. Siç rrallë herë ndodh.

Kush është Robert Berisha, djali që i vodhi zemrën këtu e gjashtë vite më parë bukuroshes kosovare. Si janë njohur dhe hallkat në të cilat kaloi lidhja e tyre deri sot, kur kanë vendosur edhe të martohen. A do të ndryshojë jeta e tyre pas dasmës. Marrëdhënia që ka Nora Istrefi me punët e shtëpisë dhe kush është gruaja që Roberti e quan shoqe të ngushtë, madje e paralelizon me të ëmën. Të gjitha këto, në një rrëfim të veçantë për faqet e suplementit të së shtunës…

Si po kaloni çifti?

Nora: Shumë mirë, më mirë se çdo herë tjetër.

Jeni gjatë gjithë kohës bashkë, Roberti të ndjek edhe në koncerte nuk keni frikë nga konsumimi?

Nora: Sa i takon konsumimit nuk frikësohemi fare, madje përkundrazi sa më shumë të rrimë bashkë aq më mirë na duket, por mua më shoqëron motra në koncertet që mbahen jashtë vendit pasi edhe Roberti është i zënë çdo fundjavë.

Ziheni shpesh gjatë ditës?

Roberti: Është normale të zihet një çift, por falë Zotit shumë rrallë ndodh të zihemi.

Për çfarë grindeni zakonisht?

Nora: Roberti është më i saktë në orare, kurse unë e marr avash dhe nuk nxitoj. E kam veti të kemi kaluar shumë mirë bashkë.

Si vazhduan më tej takimet?

Nora: Na mbeti muhabeti i mirë dhe për shkak të profesionit të njëjtë kishim shumë gjëra të përbashkëta, kështu vazhduam të shoqëroheshim.

Çfarë ju tërhoqi fillimisht tek njëri- tjetri?

Nora: Tek Roberti sensi i humorit që ka më pëlqeu shumë.

Roberti: Më pëlqeu muhabeti i saj i ëmbël, natyrisht edhe paraqitja.

Sa javë pasi u takuat e dhatë puthjen e parë?

Roberti: Jemi puthur katër muaj pasi jemi njohur. Ishte e vështirë Nora.

Po familjeve kur treguat?

Të dy: Në momentin që vendosëm të ishim bashkë.

Si reaguan miqtë Robert kur mësuan që ke zënë të dashur Nora Istrefin, megjithëse ti ke pasur edhe të tjera lidhje me personazhe publike?

Roberti: Më thanë: Ki kujdes me këtë vajzë, sepse është shumë e mirë dhe e sjellshme. Kemi frikë mos bën ndonjë gabim… Për këtë arsye më mori katër muaj, deri sa vendosa të kem një lidhje serioze me të.

Po familja?

Roberti: Njësoj si miqtë, u gëzuan shumë natyrisht.

Cili është kujtimi më i bukur në këto vite lidhje?

Nora: Kemi shumë kujtime të mira, nuk do veçoja ndonjë.

Po dhurata më e bukur që i keni bërë njëri- tjetrit?

Roberti: Çdo javë ka dhurata nga unë, pasi udhëtoj shumë shpesh jashtë vendit, por do të veçoja party-ia një mashkull për Norën?

Roberti: Jo. Po ti Nora je ‘ sqaruar’ me ndonjë femër për Robertin?

Nora: Edhe unë asnjëherë.

Cila është ajo gjë që pëlqeni më shumë tek njëri- tjetri?

Të dy: Ka shumë gjëra, për ato arsye edhe jemi bashkë prej 6 vitesh.

Çfarë s’pëlqeni?

Roberti: Vonesat e Norës nuk më pëlqejnë aspak.

Si po shkon bashkëjetesa?

Nora: Shumë mirë.

Si i ndani punët në shtëpi?

Të dy: Nuk kemi punë shtëpie, ka tjetër kush merret me to.

Kush kujdeset për financat?

Roberti: Që të dy.

Merret Nora me punë shtëpie, gatuan, merr pluhurat?

Nora: Për shkak punës sonë, që jemi thuajse gjatë gjithë kohës në udhëtime, kemi punësuar një vajzë, e cila kujdeset për të gjitha punët e shtëpisë.

Advertisements
Posted in: Vipat