Lorena e “BB5”: Prindërit s’më bërtitën, Graciano i ëmbël në shtrat

Posted on 14 Prill, 2012

0


Lorena, e eliminuara e radhës nga shtëpia e “Big Brother”, duket po aq e qetë edhe jashtë asaj shtëpie. E vetëdijshme për gjithçka që është folur për të, ajo ka vendosur të përqendrohet tek gjërat e saj pa u penduar për zgjedhjet që ka bërë, e pa e vrarë shumë mendjen se për çfarë flitet. E sigurt në vetvete dhe me mbështetje të plotë nga familja, Lorena na tregon se si e ka përjetuar jetesën dhe daljen nga reality, dhe çfarë pret kur të dalë Graciano, i dashuri i saj.

Çfarë ndodhi natën që dole nga shtëpia e “Big Brother”? Si të pritën?

Natën që dola nga ‘ Big- u’, u kënaqa. Gjeta mamin që më priste në studio, për të cilën më kishte marrë malli shumë.

Cilat ishin fjalët e para që të tha?

Më përqafonte e më puthte në të gjithë fytyrën. Më tha “Bravo, na ke kënaqur!”. Pastaj kur u ktheva në shtëpi gjeta të gjithë njerëzit e miqtë e mi atje. U gëzova dhe ndenja pak aty derisa të mblidhja mendjen se isha shumë e hutuar. Më vonë dolëm. Nuk të kritikuan fare? Atë natë s’më bënë kritika. Të nesërmen më thanë që duhet të kisha folur më shumë, duhet të kisha qenë më aktive. Kaq.

Ti ke rënë në sy për dy arsye kryesore, për faktin që ke qenë tejet e qetë, dhe për faktin që ke kryer marrëdhënie seksuale. Je e vetëdijshme për këto? Çfarë përshtypjesh ke marrë?

Nuk mendoj që kam thyer ndonjë tabu dhe nuk besoj që njerëzit të jenë impresionuar kaq shumë nga kjo e dyta. Unë e dija që kjo gjë do të diskutohej po për mua nuk përbën problem. Unë jam 20 vjeç, bëra atë që ndjeva dhe nuk jam penduar fare për asgjë.

Na trego pak si ishte Graciano në intimitet? A bisedonit mbi faktin që ishit përpara kamerave?

Patjetër që po. Graciano ishte i ëmbël, i kujdesshëm e i dashur. Jam shumë e lumtur që arrita ta njoh aty dhe është një nga gjërat më të bukura që më kanë ndodhur në “Big Brother”.

Si e keni lënë, do vazhdoni të rrini bashkë pasi të dalë Graciano? Si e parashikon?

Kemi biseduar edhe lidhur me këtë. Ne do vazhdojmë të rrimë me njëri- tjetrin, por parashikime se si do shkojë nuk mund të bëj. Do shohim.

E kishe menduar që do të gjeje një njeri të afërt para se të hyje?

Jo. Të them të drejtën nuk e kisha menduar, por gjërat ndodhin. U surprizova unë, Unë kam folur për këto gjëra, por me pak persona aty. Kur flisnin të gjithë, merreshin me vogëlsira dhe madje për të ndërhyrë duhej patjetër të ngrije zërin. Këto nuk janë pjesë të karakterit tim kështu që unë preferoja të tërhiqesha. Mbase po ta kisha ngritur edhe unë zërin do kisha vazhduar më gjatë.

U zhgënjeve që të eliminuan? Ti kishe besim se mund të fitoje?

Me atë qëllim jemi futur të gjithë, por ja që nuk ja arrita. Nuk u zhgënjeva sepse e dija që herët a vonë do të ndodhte. Sidoqoftë ka qenë një eksperiencë e rrallë, e cila nuk përsëritet më.

Tani me çfarë po merresh?

Po i jap përparësi vetëm shkollës dhe qëllimi im kryesor është që aty të dal mirë. Pastaj çfarëdo mundësie apo varianti që do më japë jeta, do dua ta provoj.

Je takuar me miqtë e Gracianos pas daljes? Po me të ëmën?

Po, sigurisht. Pikërisht tani po më shoqëron njëri prej shokëve të tij më të mirë. Edhe me mamanë e tij jam takuar. Ishte në studio kur dola dhe më takoi me shumë ngrohtësi.

Çfarë të tha? Po ruani kontakte?

Më tha të mos mërzitem dhe më përqafoi fort. Ishte shumë e ëmbël. Me siguri që do kontaktojmë.

Kujt ia uron dhe kush mendon se do e fitojë “Big Brother”?

Unë dua dhe kam besim që do fitojë Graciano sepse është njeriu më i drejtë e më real nga të gjithë ata që janë aty brenda. Unë do ta mbështes me të gjitha mundësitë që kam./Bluetooth

Posted in: Vipat