Problem me erë goje? – Pini çaj jeshil

Posted on Prill 7, 2012

0


Çaji i gjelbër paraqet minierë të vërtetë antioksidantësh të cilët parandalojnë grumbullimin e molekulave të dëmshme në organizëm. Kështu dy filxhanë me çaj e pasuroj në organizmin me sasinë e njëjtë të antioksidantëve sikur edhe pesë porcione me perime dhe dy molla.

Hulumtuesit e Institutit izraelit për teknologji pohojnë se çaji i gjelbër mposht erën e keqe të gojës, por edhe reduktoni rrezikun nga zhvillimi i kariesit dhe kancerit të gojës.

Tashmë dihet që kjo pije e shëndetshme mund të ndihmojë në mbrojtje nga sëmundja e Parkinsonit ose Alzheimerit, shkëlqyeshëm ka ndihmuar edhe në luftën kundër kilogramëve të tepërt por edhe në uljen e kolesterinës.

Çaji i gjelbër fitohet nga bima e njëjtë si ai i ziu, por procesohet në mënyrë të ndryshme, çka do të thotë që përmban më pak kafeinë dhe më shumë polifenole. Pikërisht në polifenolet qëndrojnë përfitimet e tij!

Advertisements
Posted in: Shëndeti