Një sfilatë e tëra prej çokollate!

Posted on Prill 2, 2012

0


Një pjesë e mirë e njerëzve janë të dashuruar pas çokollatës, i dimë efektet pozitivet dhe negativet të saj, por ama për ne mbetet “mëkati ynë i vogël”. Por ka persona që e kanë parë çokollatën jo vetëm si ëmbëlsirën e preferuar, por edhe si material për veshje sfilate. Po, është e vërtetë një sfilatë plot çokollatë!

Veshje prej çokollate, zbukurime të ëmbla dhe tatuazhe të shijshme. Këto ishin përbërësit e sfilatës së modës Salon du Chocolat, e zhvilluar në Zyrih të Zvicrës. Salloni i Zyrihut është eventi më i madh në botë dedikuar çokollatës dhe kësaj radhe ka vendosur që çokollata të përdoret edhe si veshje për modelet në pasarelë. Përveç veshjeve, tërhoqi vëmendjen edhe një çadër e madhe prej çokollate të zezë.

Advertisements
Posted in: Trend