Elvana heq 5 kg për Dancing with the Stars

Posted on Mars 11, 2012

0


Ka lënë koncertet për t’iu dedikuar garës së “Dancing with the stars”, që pritet të fillojë për pak ditë në ekranin e Vizion Plus”. Këngëtarja Elvana Gjata hyn në këtë garë e përgatitur dhe në formë, ndërsa është kujdesur për peshën trupore, duke rrëzuar gati 5 kg nga pesha e saj e mëparshme. Elvana garon në “DWS” mes emrave të njohur të botës së televizionit, që do të sfidojnë njëri-tjetrin me kërcim për të fituar kupën e këtij edicioni.

Ky është viti i tretë i këtij spektakli në Shqipëri dhe, pas dy edicioneve të fituara nga dy personazhe meshkuj, modeli Oni Pustina dhe aktori Enver Petrovci, gara do të jetë më e fortë mes femrave. Ndoshta kjo ka qenë dhe arsyeja pse Elvana Gjata ka pranuar të bëhet pjesë e një gare të tillë, duke rrezikuar paratë që do të mund të fitonte nga koncertet.

Ndaj produksioni i “Dancing with the stars Albania” u ka kushtuar rëndësi femrave konkurrente, që janë bërë pjesë e kësaj gare. Tashmë pjesëmarrësit kanë filluar provat, ndërkohë që janë zbuluar emrat e femrave të tjera konkurrente, si: Afërdita Dreshaj, Adelina Tahiri, Ornela Bregu, Anjeza Maja, Zhaku (Inida Gjata) dhe Niada Saliasi. /albeu.com/

Advertisements
Posted in: Vipat