Serbia e shokuar: Shakira pranon pavarësinë e Kosovës

Posted on Mars 9, 2012

0


Në sajtin e RTS në internet u shfaq një lajm i cili ka tronditur komunitetin serb në tërë globit: Këngëtarja Shakira, trajneri dhe menaxheri i Manchester United Alex Ferguson, futbollistët e Barcelonës Pique dhe Xavi, kan dhënë nënshkrimin e tyre në fanelën në përkrahjen të kërkesës “Pranoni Kosovën FIFA dhe UEFA “. Për t’i bërë gjërat edhe më keq për serbët, fanelën vetë në duart e tij e mbante Presidenti i FIFA – Sepp Blater! Ky lajm i tmerrshëm për serbët ngriti në Internet pakënaqësitë duke u kërcënuar për hakmarrje ndaj Barcelonës dhe United posa të ndodhen në Beograd, shkruajn mediat në Serbi.Në ceremoninë e ndarjes së “Topit të Artë “në Cyrih reporterët e radio televizionit te Serbisë informojnë se ka ndodhur një incident i paprecedent anti-serb. I pari u paraqit lojtari i Barcelonës Xavi duke nënshkruar fanelën në të cilën shkruan: “Pranojeni Kosovën në FIFA dhe UEFA,” dhe pastaj kamerat kanë shënuar një moment kur këmishat janë nënshkruar publikisht nga këngëtarja Shakira, mandej Alex Ferguson që është menaxher i ekipit të futbollit Manchester United. Për t’i qetësuar vizitorët e vet portali i RTS iu ka ofruar lexuesve të vet një shpjegim legjendar: gjoja se Xavi, Sir Alex dhe Shakira nuk e kanë ditur fare se çfarë përmban shkrimi në fanelë dhe edhe më shumë interesant e vëjnë në pikpytje se nëse e dinte Presidenti FIFA-s se çfarë mbanin në duart e tyre.Në fund të këtij lajmi tragjik për serbët, transmeton portali i Tijanicit, siç e quajnë në Serbi: “Përndryshe që nga shpallja e pavarësisë Kosova është duke u përpjekur që të bëhet anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s, por këto organizata dis aherë refuzuan kërkesën me arsyetimin se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Statuti i këtyre dy organizatave thotportali Tijanicit se anëtarë mund të jenë vetëm vendet që janë anëtare të OKB-së”.

Advertisements