Lekure e yndyrshme? Ja si te kujdeseni

Posted on Mars 9, 2012

0


gjestet kryesore për t’u kujdesur për lëkurën e yndyrshme te fytyrës suaj.

Lajeni

Lëkurat e yndyrshme janë edhe me te dobëta sesa duken. Përdorni një xhel te bute, shpëlajeni atë dhe me pas thajeni fytyrën. Fjalët kyçe janë: mirëmbajtja dhe kujdesi. Vetëm higjiena strikte mund te eliminoje puçrrat apo pikat e zeza qe iu shfaqen.

Pastrojeni

Vazhdoni pastrimin ne thellësi. Mbulojeni fytyrën me një peshqir dhe qëndroni për disa minuta me kokën e përkulur tek një tenxhere me ujë qe zien. Avulli do i hape poret dhe do e beje me elastike lëkurën. Përdorni me pas një locion tonik i cili do te mbylle poret dhe do e pastroje me mire lëkurën.

Hidratojeni

Përdorni një krem hidratues te lehte dhe pa yndyre. Duhet te dini se produktet me fruta japin me tepër shkëlqim dhe mbyllin poret. Epiderma do jete me e bute kur preket e do te vezullojë. Mos harroni te përdorni dy here ne jave edhe një maske për te larguar qelizat e vdekura.

Përdorni produkte mat

Nëse makijazhi nuk u ndalohet atyre qe kane fytyre te yndyrshme është mire qe te zgjidhen produktet e përshtatshme. Përdorni me tepër produktet mat për te shmangur shkëlqimin e tepërt. Gjate verës mos harroni ta mbroni fytyrën me krem kundër diellit. Nëse dielli largon puçrrat për momentin, ato do te rishfaqen serish.

Këshillë: Kujdes me sapunët dhe locionet tonike sepse disa rritin prodhimin e yndyrës.

Advertisements
Posted in: Shëndeti