Ja si ta beni partnerin te vrapoje pas jush

Posted on Mars 9, 2012

0


Deshironi ta mahnitni te dashurin tuaj? “Gjuajeni” si duhet qe ai te mos iu largoje nga mendja per asnje cast.

Dëshironi ta mahnitni te dashurin tuaj? “Gjuajeni” si duhet qe ai te mos iu largoje nga mendja për asnjë çast.

Ruajeni zemrën tuaj

Sado që i dashuri juaj ta tund botën tuaj, rezistoni të mos i hapeni menjëherë dhe t’i dorëzoheni plotësisht.

E para: Nëse e kupton se po “çmendeni” pas tij, atëherë do t’ia merrni kënaqësinë e gjuetisë, që është njëra nga arsyet pse nuk pushon së telefonuari ose së ftuari.

E dyta: Nëse menjëherë filloni të shprehni kujdes të tepërt ndaj tij, atëherë ai do të frikësohet, saqë me kalimin e kohës do të bëheni njëra nga ato vajzat që ngjiten për mashkullin e tyre si çamçakëzi për këpucë.

Bëhuni e pashmangshme

Fillimisht, pa dyshim, me të dashurin tuaj do të komunikoni me e-mail ose me porosi sms. Shfrytëzojeni këtë, luani dhe përpiquni që fjalët tuaja të kenë edhe kuptim të fshehtë.

Meshkujt iu pelqejne fjalet “djegëse” gjatë komunikimit, prandaj lirisht ngacmojeni dhe nxiteni. Për çfarëdo qe të bisedoni, ai me kënaqësi do t’i përgjigjet lojës. Shfrytëzojeni gjuhën e trupit.

Ndoshta tingëllon pak si vulgare, por gjithmone duhen bere disa lëvizje të mira që ndikojne tek ai: për shembull mund t’i mbështetni duart në ije ose në bel. Mashkulli këtë do ta marrë si shenjë se dëshiroi që edhe ai t’ju prekë dhe si mesazh se jeni shumë sensuale.

Advertisements
Posted in: stili i jetës