Ciljeta , Ne Nje “Histori Roze” Me Noizy-N

Posted on Mars 7, 2012

0


Nje subjekt filmi per 3 minuta. Eshte historia e dy te rinjve problematike qe konsiderohen si gangsteret me te medhenj te kohes, te cilet bien ne dashuri gjate nje sipermarrjeje kriminale. Perfundimi? Noizy dhe Çiljeta duhet ta dine, por ja qe nuk e thone deri ne fund… Ata jane duke u pergatitur per subjektin e mesiperm, te cilit po i pergatisin nje kenge me videoklip. “Ne fakt une po pergatis nje kenge, e cila nuk eshte enkas per fushaten elektorale, por sigurisht qe do te jete pjese e saj. Eshte nje duet me Noizy-n, ndersa kompozimi nga Flori Mumajesi. Besoj se do te shnderrohet shume shpejt ne hit, pasi ka nje fabul te papare”, thote Çiljeta, ndersa shton disa detaje: “Eshte nje çift gangsteresh te dashuruar. Nuk dua ta zbuloj te gjithe fabulen, sepse ndryshe bie interesi, por dua te them qe do te jete nje kenge spektakolare, si nga teksti, muzika, po ashtu edhe videoklipi. Produksioni “Entermedia” qe ka marre persiper xhirimet, do te na jape nje klip te tipit minifilm hollivudian”. Kenga ne fjale eshte bashkepunimi i pare i Çiljetes dhe Noizy-t. Madje, per Çiljeten nuk eshte edhe hera e pare qe provon te bashkepunoje me nje reper. Nga ana tjeter, Noizy e ka bere si zakon te perfshihet ne te tilla duete femerore, duke zgjedhur njekohesisht ato me seksi, te cilat i kane rezultuar te suksesshme.

Advertisements
Posted in: Vipat