Arbana Osmani: Ja sesi jam duke e pritur BB5

Posted on Shkurt 11, 2012

0


Spektakël me një audiencë rekord në televizionet tona, do të fillojë më 18 shkurt

“Big Brother 5“ do të nisë vetëm pas pak ditësh, pikërisht më 18 shkurt. Sivjet, ky spektakël me një audiencë rekord në televizionet tona do të drejtohet përsëri nga Arbana Osmani. E pyetur sesi po ndihet në këtë start të pestë të “Big Brother”, Arbana është shprehur: ”Jam shumë e lumtur. Mezi po pres të fillojë”, ndërsa na zbulon edhe një sekret tjetër të vogël. Arbana këto ditë është duke u ushtruar intensivisht në palestër. “Jam në palestër. Po bëj më shumë muskuj sivjet”, – shton Arbana me humor. Sigurisht që vajza simpatike e ekranit nuk ka ndërmend të tregojë forcë në këtë show, përveç forcës së talentit që ajo ka e megjithatë, pak tonifikim nuk do të ishte keq për askënd.

Gjatë pesë viteve drejtim të këtij show Arbana ka treguar më së miri profesionalitet e sigurisht edhe një paraqitje për t’u vlerësuar. Sivjet “Big Brother” mësohet se do të zgjasë më shumë se tre muaj dhe gara do të bëhet shumë më e fortë për fituesin e pestë. Surpriza të shumta mësohet të ketë në këtë spektakël, i cili po zhvillohet në Shqipëri për të pestin vit radhazi. Kureshtja do të shuhet vetëm të premten tjetër, se cilët do të jenë banorët që do të hyjnë në shtëpinë më të vëzhguar dhe të komentuar në Shqipëri.

Advertisements
Posted in: Vipat