Rihanna tymos marihuanë

Posted on Janar 17, 2012

0


Një nga këngëtaret më të popullarizuara të ditëve të sotme, Rihanna, është fotografuar gjatë pushimeve në Havaje duke tymosur një cigare që i ngjan marihuanës.
Ndërkohë, ditë më parë, ajo publikoi në Twitter disa fjalë që janë ‘slang’ për marihuanë: “Unë preferoj gjëra më të mira… 4.20… shëndet”. (4.20 është shenjë jozyrtare për marihuanën).

Pasi ka tymosur diçka që i ngjan shumë marihuanës, këngëtarja është shtrirë dhe është dukur shumë e relaksuar.

Sipas spekulimeve, cigarja e dyshimtë është një ‘blunt’- cigare e mbushur me marihuanë, që është popullarizuar me muzikën hip-hop.

Advertisements
Posted in: Bota e Yjeve