Reagon Ronela : Nuk Jam Lezbike

Posted on Janar 10, 2012

0


Këngëtarja e hitit “Nelës”, Ronela Hajati, ka qenë shumë e indinjuar nga një bisedë që është zhvilluar ‘online’ me një nga miqtë në profilin e saj të Facebook-ut që e ka pyetur nëse ato që thuhen janë të vërteta. “Me ato që thuhen”, ky person nënkupton që Ronela është lesbike.

Ndoshta këto spekulime kanë dalë në dritë për shkak se deri tani këngëtarja seksi nuk ka deklaruar ndonjë lidhje dashurore, të paktën me ndonjë mashkull të showbiz-it. U tha se mes saj dhe Visarit të grupit “Skillz” po lulëzon një romancë, por që të dy e hodhën poshtë me të madhe këtë lajm. “Ah mor xhan, të jem unë lesbike, imagjino ç’duhet të jesh ti”, – u është përgjigjur ajo akuzave të drejtpërdrejta, duke dashur ta prekë edhe personin që e pyeti, një mashkull, në pikën më të dobët!

Edhe kur u shkrua për një lidhje mes saj dhe Visarit, 22-vjeçarja që ka mbaruar studimet për drejtësi u përgjigj po në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë, duke thënë: “Mediat t’i bëjnë të gjithë dashnorë!” Sa i takon karrierës, edhe pse ende pa asnjë klip në tregun muzikor, Ronela është një ndër këngëtaret më të kërkuara në koncerte, sepse jo vetëm që këndon ‘live’, por këngët e saj janë shumë ritmike dhe moderne.

Advertisements
Posted in: Vipat