Adelina Tahiri “mat” me menaxherin e Tunës

Posted on Janar 10, 2012

0


Këngëtarja e re shkupjane, Adelina Tahiri, shpesh gjendet në qendër të vëmendjes sa i përket jetës së saj private. Pas thashethemeve të shumta lidhur me këngëtaren, përsëri ajo shfaqet me lajme të reja. Këtë radhë gjatë xhirimeve për programin e Vitit të Ri në televizionin Alsat-M.

Atë mbrëmje, Adelina është shfaqur shumë e buzëqeshur dhe është parë e shoqëruar me redaktorin e redaksisë zbavitëse në këtë televizion, Jellmaz Dervishin, i cili njëherazi është dhe menaxher i këngëtares Tuna Sejdiu.

Në fotot e siguruara nga ky xhirim shihet qartë se shoqëria e të dyve mund të ketë kaluar në diçka më shumë, pasi që të dy tashmë janë të deklaruar si “single”/ Madje gjatë prezantimit të Adelinës në skenë për të kënduar, Jellmazi e ka quajtur atë si një nga femrat më seksi të skenës shqiptare, gjë që lë për të dyshuar se shoqëria mes tyre ka kaluar në diçka më tepër.

Jellmazi përveç detyrës së redaktorit, ka mbaruar studimet për komunikim masiv dhe media, luan rolin e menaxherit dhe producentit të Tuna Sejdiut, por është dhe një nga koreografët më të mirë shqiptarë në Maqedoni. /albeu.com/

Advertisements
Të etiketuara:
Posted in: Vipat