Bertina dhe Erioni, pas ndarjes “ndajnë” edhe pasurinë

Posted on Janar 7, 2012

0


Ka qenë një ndarje jo pak e dhimbshme ajo e Erion Zeqirajt nga Bertina Mehmeti. Çifti, të cilët bashkëjetuan për disa kohë në një apartament në Tiranë, kishin edhe një mace, kujdestarinë e së cilës me miratimin e plotë të të dyve e fitoi Bertina.

Blanche, macja e çiftit ka qenë një ndër gëzimet e jetës së përbashkët, pasi Erioni dhe Bertina shpeshherë kanë publikuar foto të saj në ” Facebook” bashkë me komente ku shprehnin dashurinë e madhe për të.

Ndaj, sigurisht Erioni nuk e ka pritur mirë faktin që pas ndarjes nga Bertina iu desh të hiqte dorë edhe nga Blanche, por fakti që macja kishte qenë një nga dhuratat e tij për ish- të dashurën e ka vënë me shpatulla pas muri.

Çifti që e nisi dashurinë brenda shtëpisë së ” Big Brother 3″, e vazhduan edhe jashtë saj. Historia e tyre e cila zgjati dy vjet u bë aq serioze sa çifti vendosën të bashkëjetojnë. Marrëdhënia e tyre sa vinte dhe forcohej, madje ata i kapërcyen edhe krizat e para në çift.

Kriza e fundit u publikua edhe në media si një ndarje e mundshme mes tyre, por sërish të dy e mohuan ndarjen sepse i dhanë edhe një shans tjetër për të vazhduar lidhjen. Mesa duket lidhja kishte marrë tatëpjetën pas ndarjes së publikuar në media, as njëri as tjetri nuk e mohoi duke ia bërë të ditur edhe gazetarëve që kjo ishte një ndarje përfundimtare. /albeu.com/

Advertisements
Të etiketuara: ,
Posted in: Vipat