Nora dhe Elvana, si kopjet e njëra-tjetrës

Posted on Dhjetor 20, 2011

0


Disa herë me radhë ju kemi shkruar për maninë e personazheve tanë publikë për t’u ngjarë sa më shumë VIP-ave të huaj. Nuk duam ta cilësojmë si “kopjim” pasi tingëllon disi e rëndë, por është e qartë që Elvana Gjata dhe Nora Istrefi frymëzohen jashtëzakonisht shumë nga këngëtare si Beyonce, Jennifer Lopez apo Ciara. Madje, sa vjen dhe më shumë…, edhe pse ato nuk e pranojnë asesi këtë fakt. Po t’u hedhim një sy fotove më të fundit të tyre, do ta kuptojmë ngjashmërinë në stil, jo vetëm me divat e sipërpërmendura, por edhe me njëra-tjetrën. Të dyja preferojnë të aplikojnë flokët me onde, që së fundmi i kanë shndërruar pak nga pak në bionde, si dhe make-up të rëndë. Duket sikur në këtë pikë po imitojnë fatkeqësisht dhe gabimisht njëra-tjetrën. Ndërkaq, edhe pse të dyja janë përfolur për ndërhyrje kirurgjikale, asnjëra prej këngëtareve seksi nuk e ka pranuar.

Advertisements
Të etiketuara:
Posted in: Vipat