50 Cent: Lindsay Lohon, më keq se një striptiste

Posted on Dhjetor 20, 2011

0


Reperi i njohur 50 Cent mendon se Lindsay Lohan nuk është aspak më e mirë sesa një striptiste e klubeve të natës. Ylli i hitit “In da Club” e ka bërë këtë krahasim kur ka dhënë vlerësimin e tij rreth shumës së konsiderueshme që aktorja bionde ka marrë për pozimin e saj nudo në revistën erotike “Playboy”. “Një milion dollarë për të pozuar lakuriq? Është e njëjta gjë që striptistet e bëjnë çdo ditë, por për shumë më pak para. Nëse ata u japin 1 milion dollarë, a e ndryshon kjo statusin e asaj që keni bërë? Nëse paguaj 100 dollarë për të parë një striptiste të zhveshur, a është njëjtë sikurse të paguash 1 milion dollarë për të parë një aktore apo një person të famshëm? Paraja nuk e bën ndryshimin”, – është shprehur ai. Pavarësisht mendimit të tij, shumë persona mezi presin ta shohin Lindsay-n, madje disa foto kanë dalë më herët nga parashikimi në internet, falë një hacker-i. Numri i ri i revistës del në shitje në janar 2012.

Advertisements
Posted in: Bota e Yjeve