PCI Express 4.0 në përgatitje

Posted on Dhjetor 5, 2011

0


Shoqata PCI-SIG ka paralajmëruar zhvillimin e specifikimit të ri PCI Express (PCIe), i cili do të duhej të finalizohet deri në vitin 2014 ose 2015.

Bëhet fjalë për specifikimin PCI Express 4.0 me brez dyfish më të lartë në krahasim me aktualin PCIe 3.0 dhe pak më shumë kujdes rreth menaxhimit dinamik të shpenzimit të energjisë së pajisjeve të kyçura.

PCI Express 4.0 sipas informatave momentale do të ketë brezin prej 16 Gb/s, por do të mbaj konfigurimin e njëjtë fizik të zllotit dhe kompatibilitetin me versionet e mëparshme të standardit. Versioni PCI Express 3.0 vitin e ardhshëm do të duhej të filloj të paraqitet më shumë në pllakat amë, veçanërisht pas paraqitjes së gjeneratës së procesorëve Ivy Bridge nga Intel.

Advertisements
Posted in: Teknologji