Vitin e ardhshem, Samsung i pari per telefona

Posted on Dhjetor 1, 2011

0


Samsung ka pasur mjaft sukses gjatë këtij viti, me telefona të ndryshëm mobil, ndërsa njëri prej tyre është Galaxy SII apo Google Nexus.

Popullariteti i pajisjeve të Samsung, ka bërë që kompania e Koresë së Jugut të shpresojë që të shndërrohet në liderin botëror të telefonave të mençur mobil, duke thyer rekordet e saj të shitjeve të cilat i ka arritur gjatë vitit 2011.

Gjatë muajit tetor, Samsung ka njoftuar se ka arritur të shesë mbi 30 milionë Galaxy S në mbarë botën, shitje këto të cilat përfshijnë dy modelet e famshme të telefonave të linjës Galaxy.

Në ndërkohë, Samsung ka lansuar edhe disa modele të reja të telefonave, që përfshijnë edhe Samsung Galaxy Note dhe Samsung Galaxy Nexus, si dhe modelet tjera si versionin LTE të Samsung Galaxy SII.

Burimi: Telegrafi

Advertisements
Posted in: Teknologji