Genjeshtrat me te shpeshta te femrave

Posted on Dhjetor 1, 2011

0


Qofshin gënjeshtra të lejuara ose jo, të parrezikshme ose të pafalshme, ato janë pjesë e përditshmërisë së një lidhjeje.

Studimet e shumta janë realizuar në lidhje me atë se sa gënjejnë femrat, pse gënjejnë dhe për çfarë gënjejnë. Më poshtë është lista me pesë gënjeshtrat më të shpeshta të femrave, padyshim, gënjeshtra të pafajshme…

Kam qenë me “kaq” meshkuj para teje
Femrat e ndejnë shumë presionin e shoqërisë, prandaj duan të kenë ‘dosje të pastër seksuale, prandaj shpesh gënjejnë për numrin e meshkujve me të cilët kanë fjetur. Femrat e pyetura me detektues të gënjeshtrave kanë fjetur me dyfish numër të meshkujve sa kanë treguar.

Nuk e di ku e ke bluzën e preferuar
Femrat bëjnë be se nuk e kanë parë bluzën e preferuar të partnerit dhe se nuk e kanë gjuajtur në bërllok… Ndoshta e flasin të vërtetën, ndoshta jo, por meshkujt nuk do ta kuptojnë kurrë.

Dukesh mahnitëse!
Studimet tregojnë se femrat duan të duken më mirë se femrat tjera. Kur i thonë dikujt që duket mirë, në të vërtetë ato mendojnë se vet duken shumë më mirë.

Kam marrë kontraceptivë, mos u shqetëso!
Hulumtimet tregojnë se një e treta e femrave (në rastet kur partneri i tyre thotë se nuk dëshiron fëmijë) gënjejnë në lidhje me pilulat kontraceptive me qëllim që të mbesin shtatzënë. Për më shumë, studimet tregojnë se një e pesta e femrave ua kontrollojnë postën elektronike partnerëve, ndërsa një e dhjeta i përcjellin ata kah shkojnë.

Unë nuk gënjej, nuk tradhtoj dhe nuk bëj asgjë të gabuar!
Gënjeshtrat e femrave dalin më shumë në pah kur e tradhtojnë partnerin, sepse mendojnë se ai u ka bërë diçka (ka pasur aferë, i ka maltretuar e të ngjashme).

Burimi: Telegrafi

Advertisements
Posted in: stili i jetës