Angelina Jolie dëshiron të bëhet drejtoreshë e një biznesi funeralesh

Posted on Dhjetor 1, 2011

0


E ftuar në emisioni “60 Minutes”, në PA, aktorja hollivudiane Angelina Jolie, ka deklaruar se po planifikon të nis një biznes funeralesh. “Tingëllon sikur një gjë mjaft e çuditshme, ekscentrike, e errët për t’u bërë, por në fakt unë e humba gjyshin tim dhe isha mjaft e nevrikosur me funeralin e tij”, ka thënë gjatë emisionit Jolie. Partnerja e famshme e Brad Pittit, njëherësh aktore mjaft e suksesshme, ka thënë në këtë show televiziv se do t’i pëlqente të bëhej një drejtoreshë e një biznesi që merret me funerale.

 

Nga Enkelejda Gjuzi

Advertisements
Posted in: Bota e Yjeve