10 tenistet me seksi ruse nga Kornikova te Sharapova

Posted on Dhjetor 1, 2011

0


Tenistet ruse gjithnjë e më shumë vitet e fundit kanë qenë në majën e renditjes botërore, jo vetëm për paraqitjen në fushat e lojës, por edhe me paraqitjen në botën jashtë saj dhe kryesisht për këtë të fundit kanë bërë më shumë bujë se sa për sukseset në fushë. Bukuria e tenisteve ruse ka qenë ajo që ka tërhequr gjithnjë e më shumë fansat e këtij sporti, duke i bërë ato të adhuruara nga miliona njerëz në mbarë botën. Por ato kanë diçka të përbashkët, bukurinë e tyre dhe faqet e para të kopertinave gjithnjë e më shumë kërkojnë tenistet ruse. Por edhe veshjet, që tenistet përdorin sot kanë ndryshuar, duke nxjerrë gjithnjë e më shumë në pah hiret e tyre, që i çmendin të gjithë.

Në mbyllje të këtij sezoni sportiv, revista e njohur e bukurisë “Sports Beauty” ka bërë një renditje të 10 tenisteve më të bukura të Rusisë, të cilat mahnisin botën e sportit, sidomos me pamjet e tyre jashtë fushave. Teniste që në 10-vjeçarin e fundit kanë bërë bujë me lëvizjet e tyre seksi në fushat e tenisit, me të bërtiturat kur gjuajnë topin, që gjithnjë e më shumë tërheqin fansat. Por çfarë i veçon ato nga të tjerat dhe pse tenisi rus për femra është kaq i “bukur”, duke bërë që këto sportiste të jenë të adhuruara nga të gjithë? Një pyetje që ende nuk ka një përgjigje, por edhe njerëzit nuk presin ndonjë përgjigje për këtë pyetje, pasi u mjafton të presin një biletë për t’i shijuar ato nga afër dhe për të parë bukurinë e tyre.

10- Elena Bovina

Elena Bovina është një prej tenisteve të harruara në Rusi. Një nga tenistet e para ruse që ka bërë për vete mijëra fansa, Elena ka fituar 3 tituj dhe ka arritur të renditet deri në vendin e 14-të në botë. Ajo ka fituar 5 tituj në lojën dyshe në karrierën e saj. E njohur më shumë për aftësitë e saj në gjykatë, Elena ishte një femër “trendy” për të gjitha gratë në tenis dhe, në një farë mënyre, ishte dhe seksi. E adhuruar nga të gjithë.

9- Anastasia Myskina

Një nga tensitet e tjera me emër të Rusisë ka qënë Anastasia Myskina. Ajo ka fituar grand slemin e Roland Garros në 2004-n. Karriera e saj konsiston në një titull të madh (grand slem) dhe 10 turne të ndryshëm dhe arritja më e madhe ka qënë renditja në vendin e dytë në botë. Një nga vajzat “trendy” të sportit të tenisit të të gjitha kohërave, duke qenë shumë e klikuar edhe në internet. Fotot e saj nuk kanë nevojë për shumë koment.

8- Vera Zvonareva

Ka pak kohë që ka hyrë në botën e tenisit, por Vera Zvonareva është rritur shumë në nivelin e saj në 4-5 vitet e fundit. Vera ka qënë shumë e qëndrueshme gjatë këtyre viteve, çka e konfirmon renditja në vendin e dytë në botë gjatë këtij sezoni. Ajo ka rreth 11 trofe të fituara dhe më shumë se 400 fitore në karrierën e saj dhe ka arritur të jetë në finalet e grand slemit të Uimbëlldonit dhe US Open. Ka ende shumë për të dhënë.

7- Ana Çakvetadze

Ana Çakvetadze vjen e 7-a në listë. Ajo ka arritur të shkojë deri në vendin e pestë të renditjes botërore për femra dhe ka fituar 8 tituj personalë. Më pas, një hajdut ka hyrë në shtëpinë e saj, i ka “dëmtuar” trurin dhe e ka bërë atë që të tërhiqet nga sporti i tenisit, por bukuria e saj në fushë ka qene e pakrahasueshme. Ato foto kanë bërë që ajo sot të jetë ende e adhurueshme nga fansat edhe pse nuk luan dhe i është dedikuar më shumë psikologjisë.

6- Ollga Puçkova

Nuk ka qënë shumë e njohur për lojën e saj në botën e tenisit, por hijeshia e saj ka bërë që ajo të ketë shumë adhurues e tifozë në ndeshjet e saj. Ajo asnjëherë nuk ka fituar ndonj turne, as në lojën teke e as dyshe, ndonëse ka luajtur mbi 500 ndeshje si profesioniste. Renditja e saj më e mirë ka qenë një vend i 32-të në botë për femra. Por nëse në fushë nuk ka patur shumë sukses, në botën jashtë saj ka qenë e admiruar dhe ka zënë gjithnjë faqet e para të revistave.

5-Elena Vesnina

Elena Vesnina duket sikur ka rënë shumë në krahasim me vitet e kaluara. Ajo ka qënë me të vërtet një teniste premtuese në vitin 2009, kur arriti deri në vendin e 22-të në botë. Por që nga ajo kohë gjërat kanë shkuar keq për të, duke mos fituar asnjë titull dhe aktualisht ndodhet në vendin e 39-të. Edhe pse pa shumë karrierë në fushë, ajo mbetet një modele e shkëlqyer dhe e kërkuar nga tifozët, që mbushin stadiumin kur ajo luan, më shumë për të parë hiret e saj.

4-Elena Dementieva

Është zgjedhja më e mirë që mund të kishim bërë për ju. Ajo ka pasur arritjet më të mira. Karriera e saj flet më shumë për të. Mbi 500 fitore, 16 tituj të fituar dhe e treta në renditjen botërore. Madje edhe një medalje argjendi në Lojërat Olimpike të Pekinit. Por ajo nuk ka arritur të fitojë kurrë një grand slem, për ta mbyllur karrierën e saj me sukses. Ishte shumë e këndshme ta shihje kur luante, jo vetëm si pasojë e lojës së saj, por edhe pamjes së hijshme që kishte.

3-Maria Sharapova

Është tenistja më e kompletuar se të gjitha të tjerat në këtë listë për sa i përket sukseseve të arritura në fushë. Ka qenë 3 herë fituese në karrierën e saj në një grand slam. Ajo ka qenë numri një në botë dhe ka fituar tre tituj ËTA. Edhe pse pësoi një dëmtim në shpatull e mori veten për të qenë sërish në vendet e para. Këmbët e saj të gjata dhe flokët e saj të verdhë kombinohen me një pamje shumë të bukur në të njëjtën kohë. E adhurushme në çdo kohë, një ëngjëll për t’u parë.

2-Maria Kirilenko

Po, ajo është Maria “hot”, që është një hap më lart në renditjen e tenisteve ruse. Ajo është votuar për arritjet e saj jashtë dhe brenda lojës. Ajo ka fituar 5 tituj ËTA dhe ka arritur deri në vendin e 18-të në botë në lojën teke. Ka fituar edhe tetë tituj në lojën dyshe në karrierën e saj. Pjesëmarrja në të gjitha turnetë e ka bërë atë të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes, më shumë për bukurinë se sa për lojën, por ajo ka ditur t’i kombinojë mirë të dyja kur ka qenë e domosdoshme.

1-Ana Kournikova

Bukuroshja Ana Kournikova është në krye të kësaj liste. Ajo kurrë nuk ka fituar një çmim WTA dhe asnjëherë nuk ka qenë në finalet e një grand slem-i, por nuk mund të themi që karriera e saj ka qenë kaq e zymtë. Ajo ka arritur të jetë e teta në renditje në vitin 2000 dhe, në të njëjtën kohë, ka fituar 16 tituj në lojën dyshe. Por më pas arrin të ngjitet në vendin e parë në botë, në lojën dyshe. Dhe me aftësitë e tjera që ka ajo po ecën shumë mirë. Vendi i parë i merituar.

Advertisements
Të etiketuara:
Posted in: Vipat