Ja si të ktheni YouTube në dizajn të ri

Posted on Nëntor 29, 2011

0


YouTube prej disa ditësh ka ndryshuar dizajnin e faqes. Por imazhin e ri nuk mund ta “shijojnë” të gjithë. Por me disa teknika të vogla ju mund të bëni që të jeni ndër ata përdorues që prej pak ditësh u shfaqet “fytyra e re” e YouTube. Kushti i parë është se ju duhet të jeni anëtarë i saj dhe të përdorni si shfletues Firefox pse Chrome.

1. Bëni login në faqen e YouTube. Nëse nuk keni llogari, klikoni në “Create account”.

2. Nëse jeni përdorues i Firefox, shtypni në tastierën tuaj Ctrl + Shift + K
Nëse jeni përdorues i Chrome, shtypni në tastierën tuaj Ctrl + Shift + J

3. Do t’u hapet një dritare me linja komanduese, në të cilën ju do të vendosni këtë kod duke e bërë copy/paste:
document.cookie=”VISITOR_INFO1_LIVE=ST1Ti53r4fU”
dhe më pas shtypni “Enter” në tastierë.

4. Pas kësaj, mbylleni dritaren me linja komanduese, shtypni në tastierë tastin F5 apo klikoni mbi shenjën “Refresh”, dhe shijoni pamjen e re të YouTube.

Advertisements
Posted in: Teknologji