Buze Te Bukura Dhe Joshëse?

Posted on Nëntor 28, 2011

0


Doni te keni buze sa me te bukura dhe joshëse? Ja këshillat qe japin specialistet për ngjyrën qe duhet te përdorni si dhe për përdorimin e lapsit.
Përdorimi i lapsit te buzëve

Lapsin e buzëve mund ta përdorni për shume arsye. Ai pengon te kuqin te rrjedhe, korrigjon parregullsitë e formës se buzëve si dhe përforcon ngjyrën.

E mira është te përdoret vetëm me  një shkëlqyes ose me një buzëkuq te ndezur, ne mënyrë qe te dukemi sa me natyrale. Duhet me patjetër te shmangni vijëzimin shume larg nga konturet e buzëve. Ne fakt shume e bëjnë këtë për t’i trashur pak ato, por pa menduar se ne vend qe te përmirësojnë imazhin e tyre, e prishin atë. Lapsi është mire te përdoret ne gjithë buzën dhe me pas te vendoset buzëkuqi. Zgjidhni një laps me ngjyre sa me afër ngjyrës se buzëve, ne mënyrë qe ai mos bjere shume ne sy.

Zgjedhja e ngjyrës me te përshtatshme te buzëkuqit përgjatë ditës

E mira është qe gjate ditës te bazoheni tek një ngjyre natyrale dhe sa me afër ngjyrës se buzëve tuaja. Bezha, roza dhe ngjyra e koraleve janë ngjyrat me te përshtatshme. Nëse zgjidhni një ngjyre me te theksuar, ajo do duket edhe me e theksuar nëse keni buze te çelëta. Përdoreni me kujdes! Nëse keni buze me te errëta, përdorni ngjyrën kafe, te kuqen dhe ngjyrën e kumbullës.

Ngjyrat qe duhen përdorur ne nje feste

S’ka asgjë me joshëse se buzët e parrezistueshme kur shkoni ne një feste. Ngjyra do iu japë edhe me shume glamur. Sigurisht qe e kuqja vazhdon te mbetet idealja. Përdorni me pare lapsin për buzët dhe me pas përdorni te kuqin. Nëse doni një efekt me spektakolar vendosuni sipër edhe pak shkëlqyes. Një mënyrë tjetër është te vendosni pak ton tek buzët dhe me pas te shtoni pak shkëlqyes.


Advertisements
Posted in: stili i jetës