Brad e Angelina duan t’i bejne 7, do adoptojne tjeter femije

Posted on Nëntor 28, 2011

0


Shumë shpejt, ata mund te marrin një tjetër fëmijë jetim nga Etiopia

Mesa duket, gjashtë fëmijë nuk janë të mjaftueshëm për Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Ja që çifti ka shprehur dëshirën për të adoptuar edhe një tjetër fëmijë, sepse mendojnë se numri shtatë sjellë më shumë begati e lumturi në jetë. Shumë shpejt, ata mund te marrin një tjetër fëmijë jetim nga Etiopia, nga ku është adoptuar vajza e tyre Zahara. Siç kanë thënë miqtë e çiftit të famshëm, ata i kishin premtuar Zaharas kohë më parë se do t’ia sjellin një vëlla apo motër nga vendi i saj dhe për ta miratuar këtë vendim i ka ndihmuar edhe mendimi se numri shtatë sjell fat të mirë. “Numri shtatë ka qenë gjithmonë me fat për Bradin dhe ai së bashku me Angeline besojnë se ky numër do t’iu sjellë lumturi edhe prosperitet më tepër në jetë”, kanë zbuluar burime pranë çiftit të Hollyëood. Zgjedhja duhet të jetë një fëmijë etiopian 2-vjeçar, për të kënaqur në këtë mënyrë Zaharan, 6 vjeç, edhe ajo me origjinë nga Etiopia. (Vanity Fair)

Advertisements
Posted in: Bota e Yjeve