Rovena Stefa: Dua një burrë që të më komandojë

Posted on Nëntor 27, 2011

0


“Ushqehem siç mendoj se është më mirë, preferoj shumë gjëra të shëndetshme për trupin tim, bëj palestër dhe mundohem të mbaj trupin në formë”, kështu ka thënë në një intervistë dhënë në televizionin Alsat-M, këngëtarja e njohur Rovena Stefa, e cila ishte atje për të promovuar këngën dhe klipin e saj më të ri, të titulluar “Kanagjegji”. Rovena gjithashtu ka treguar se për momentin me motrat e saja jeton në Prishtinë, ku kanë marrë me qira një apartament atje dhe po punojnë në fushën e muzikës, Rovena dhe Irva si këngëtare, kurse Elisa luan rolin e menaxheres së motrave.

E pyetur se nëse e motra e saj Irva e ka më të lehtë realizimin e karrierës muzikore në krahasim me kohën kur ajo ka filluar, Rovena ka thënë se tani Irva e ka shumë më të lehtë për shkak se ajo dhe Elisa kanë krijuar rrugën në muzikë dhe së bashku me miqtë e tyre do e ndihmojnë Irvën për të krijuar një karrierë të bukur artistike, pasi Rovena kur kishte filluar karrierën e kishte pasur pak më të vështirë. Këngëtarja e njohur Stefa gjithashtu ka treguar dhe për këngën e saj më të re, të realizuar edhe me klip “Kanagjegji”, që është një këngë me tipare të vjetra shqiptare, ku ka dashur të përshkruajë një lidhje dashurie mes një vajze nga Shqipëria dhe një djali nga Kosova.

Kjo këngë është pëlqyer shumë nga fansat e saj, kurse Rovena mban veshur një kostum tepër special që është realizuar për të, ndërsa klipi është xhiruar në Krujë, tek Kalaja e Skënderbeut. Mes të tjerave, Rovena është pyetur edhe për jetën e saj private, ku ajo ka ngurruar të flasë më shumë, por vetëm ka thënë se burrin e do gjeneral që ta komandojë atë, ashtu siç e ka dhe një këngë me titull “Gjenerali”. Rovena së fundi ishte pjesë e spektaklit “Zhurma Show” ku së bashku me Irvën rrëmbyen tri çmime.

Advertisements
Posted in: Vipat