Agnesa Vuthaj, edhe aktiviste humanitare

Posted on Nëntor 16, 2011

0


Vajza, e cila asnjehere nuk ngurron te behet pjese e fushatave te ndryshme humanitare, nuk mund te jete tjeter veçse Agnesa Vuthaj.

Kjo bukuroshe ka sprovuar veten gati ne te gjitha sferat, qe nga rrembimi i kurorave te bukurise, ne politike, shoqata joqeveritare e deri tek fushatat e ndryshme humanitare, te cilat realizohen ne Kosove, por dhe jashte saj. Deklarata per adoptimin e nje femije nga Haiti, pas termetit katastrofal qe ndodhi ne ate shtet, zgjoi debate te medha ne mediat shqiptare. Pas kesaj deklarate, Agnesa Vuthaj eshte bere pjese e fushates kunder kancerit ne gji. Agnesa nuk do te largohet drejt Londres, siç kishin shkruar disa media te vendit. Bukuroshja kishte shkruar nje status te saj ne Facebook, ku thuhej: “Do vendosem ne Londer per te jetuar ne 8 muajt e ardhshem”, nderkohe qe ky status i saj zgjoi interes te veçante per te mesuar se nese vertet Agnesa do te zhvendoset te jetoje ne shtetin anglez. “Nuk do te shkoj ne Londer, thjesht eshte nje fushate kunder kancerit te gjirit, qe po shperndahet ne Facebook nga gjinia femerore pa e ditur meshkujt, por me detyruat ta them”, thekson Agnesa pasi e kontaktuam. Fushata kunder kancerit te gjirit, siç tregon Agnesa, eshte duke u realizuar permes Facebook me statuse te ndryshme, ku arrin te perfshije shume gra dhe vajza.

 

Burimi: Panorama

Advertisements
Të etiketuara:
Posted in: Vipat