Vëllai i Emmyt: Një bar- kafe dedikuar motrës

Posted on Nëntor 14, 2011

0


Ajo humbi jetën pranë një lokali ndërsa tani, po një lokal mban emrin e saj. Në Tiranë këto ditë është hapur një bar-kafe me emrin; “Emmy caffe”. Familjarët e këngëtares e Elisna Hidersha (Emmy) pranë banesës së tyre në kodrat e liqenit artificial kanë vendosur  të hapin këtë biznes në ndër e kujtim të Emmyt.

Muret e lokalit janë të mbushura me fotot e këngëtares dhe në hyrje ndodhet një tabelë me një pentagram muzikor mbi të cilat shënohet emri i  vajzës së tyre. Andon Hidersha, vëllai i 22 vjeçares ka pohuar për gazetën se ky është një vend që e bën motrën ton të paharrueshme pasi në zemrat tona ajo do të mbetet gjithnjë e tillë.

Këngëtarja gjeti vdekjen më 27 shkurt të këtij viti. Ajo nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda që mori në vendngjarje pas një përplasje me makinë nga biznesmeni Kosovar Aaziz Kelmendi me të cilin ka pasur edhe një marrëdhënie dashurie. Pasi disa seancash gjyqësore ai u lirua nga burgu dhe e dënua me kusht me akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”.

Advertisements
Posted in: Vipat