Stine e heq veten si single, por vazhdon lidhjen me Adelinen

Posted on Nëntor 14, 2011

0


Ishte një nga lidhjet që duket se e ndihmoi kantautorin Ernest Duka të kalonte situatën pas ndarjes së bujshme nga Roza, vajza e Rita Latit. Ndaj, jo pa qëllim, ai vendosi direkt të realizonte një klip në duet me këngëtaren e re nga Kosova, Adelina Berisha, si për të dhënë një lajm në publik se tashmë një dashuri e re kishte filluar. Kënga me titull “Dashuria fillon” ishte një krijim i vetë Stines, i cili plot dy vite më parë e pranoi dhe vetë në media që mes tij dhe Adelinës kishte nisur një histori dashurie. Këngëtarja seksi Adelina Berisha, megjithëse nuk e ka deklaruar publikisht këtë lidhje me kantautorin nga Tirana, as nuk e ka mohuar se ajo është duke jetuar një lidhje me Stinen, emri i vërtetë i të cilit është Ernest Duka.

Edhe pse ata nuk vazhdojnë një lidhje të rregullt dhe intensive si në fillimet e tyre, ata përsëri janë bashkë, kanë pohuar miq të tyre të afërt, që i kanë parë të shoqërojnë shpesh njëri-tjetrin në koncerte të ndryshme në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë. Gjithashtu, në adresat e tyre të vërteta në Facebook, kohët e fundit ata kanë vendosur si foto profili një foto ku janë të dy bashkë. Ky moment është komentuar si një rikthim në pasionin e tyre të fillimit, plot dy vite më parë kur Adelina udhëtonte shpesh drejt Tiranës, dhe Stine drejt Prishtinës, e një arsye kryesore ishte për të takuar njëri-tjetrin.

Advertisements
Të etiketuara:
Posted in: Vipat