Largohet nga Youtube klipi ‘Rina, Rina’ i NRG Band me 2 milionë klikime

Posted on Nëntor 14, 2011

0


Një këngë që vazhdon të kryesojë majat e toplistave në shumë televiziove, si në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Një grup i suksesshëm, që menaxhojnë një karrierë që ua kanë zili të gjithë. NRG Band këto ditë janë sulmuar nga hakerët, të cilët me sa duket kanë xhelozi suksesin e tyre. Kënga dhe klipi “Rina, Rina” ishte një nga këngët favorite edhe gjatë festivalit “Top fest”, ku edhe u shpërblye me çmimin “Top Albania Radio”, si kënga më e dëgjuar dhe më e kërkuar. Të njëjtin sukses kjo këngë e kishte edhe në internet, ku klikimet kishin kaluar shifrën prej më shumë se 2 milionë. Por kjo video, e cila kishte këto klikime, po të bëni tani një kërkim, nuk do ju shfaqet, pasi është larguar nga dikush! Ndoshta suksesi i grupit ka penguar ndokënd dhe, pas ankesave tek stafi i Youtube, kjo këngë është larguar nga faqja.

Advertisements
Të etiketuara:
Posted in: Vipat