Të Ndenjurat Braziliane: Trend Për Të Cilin Çmenden Yjet

Posted on Nëntor 13, 2011

0


Pas injeksioneve të botoksit, operimit të gjinjve, injektimit hialuronik të acidit në buzë, Hollywood-in e ka pushtuar një trend i ri. Yjet çmenden për indet yndyrore në prapanicë për të pasur të ndenjura të famshme “braziliane”.

“Nuk e di përse, të gjithë duan të pasme sikurse J. Lo dhe Kim Kardashian”, thotë Dr, Aaron Rollins. Vendosja e silikonëve në prapanicë nuk është më në trend, tani në trend janë të ndenjurat braziliane. Kirurgët marrin yndyrën e tepërt nga barku, beli dhe ijët për të vendosur atë në prapanicë.

Mbretëresha seksipile, sipas zgjedhjes së revistës People, gruaja më e bukur në botë ‘të metën’ e saj e ka shndërruar në përparësi më të fuqishme me ndihmën e një mjeku, ndërsa më pas e ka siguruar me 27 milionë dollarë. Ajo ka dhënë kontributin e saj në ndërtimin e trupit ideal të një gruaje.

“Një kohë në trend kanë qenë femrat e dobëta, kurse tani në trend është pamja femërore me bel të ngushtë dhe të ndenjura të mëdha të cilat janë promovuar nga latinoamerikanet të cilat janë shumë të famshme në Amerikë”, shton dr. Rollins.

Një tjetër trend i popullarizuar ndërmjet të famshmeve, liposukcioni laserik ose largimi i yndyrës, është trajtim të cilit i nënshtrohen shumë yje para daljes në tepihun e kuq.

“Kjo procedurë bëhet me një muzikë të lehtë dhe tabletë relaksuese. Tërë kohën jeni të vetëdijshëm, ku nuk përdoren gjilpëra apo sharra. Yndyra hiqet me ndihmën e vogël të një tubi laserik”, ka shpjeguar dr. Rollins.

Edhe pse nuk ka dashur të bëjë të njohur emrat, dr. Rollins ka konfirmuar se si klientët i janë nënshtruar kësaj procedure siç janë disa modele dhe shumë yje të Hollywoodit.

Ai gjithashtu bën të ditur se për personat e famshëm është shumë e rëndësishme që të mos kenë nënmjekër, pasi që ashtu do të duken më të trashë dhe më të vjetër. Menjëherë pasi të hiqet kjo, fitohet pamje freskuese dhe rinore. Për modelet është shumë e rëndësishme pamja e gjunjëve të cilët shumë shpesh i korrigjojnë. /Telegrafi/

Advertisements
Të etiketuara:
Posted in: stili i jetës