Ardit Gjebrea Sjell “Gymysh-In” Në Tiranë

Posted on Nëntor 13, 2011

0


Qarkullon ende në formën e një thashethemi korridoreve të televizionit “Klan”, plani i Ardit Gjebresë për të ftuar në natën finale të “Këngës Magjike”, aktoren e famshme turke, Songül Öden, e cila është kthyer në idhullin e shqiptarëve me emrin Gymysh. Aktorja e njohur mësohet të ketë marrë një ftesë nga producenti Gjebrea dhe ky fakt konfirmohet nga burime të afërta pranë kantautorit. Siç mësohet, nga celulari i Gjebresë bëhen thuajse çdo ditë, telefonata drejt një numri turk, i cili është numri i Gymyshit. Vetë Gjebrea i pyetur nga “Bluetooth” lidhur me këtë situatë, nuk pranon të bëjë asnjë koment, ama bashkëpunëtorët e tij të afërt në spektaklin “E Diela Shqiptare”, ndajnë me ne një sekret.

Gymyshi aktualisht është në xhirimet e telefilmit të famshëm amerikan “Shtëpiake të dëshpëruara”, i cili do të vijë këtë herë në versionin turk. Të njëjtat burime saktësojnë se përveç rolit kryesor në këtë serial, Gymyshi është aktorja më e kuotuar në tregun e kinematografisë turke. Xhirimet e serialit janë duke u kryer këto ditë dhe se sa do t’ia dalë Gjebrea t’ia ‘marrë’ Mehmetit, Gymyshin për në skenën e “Këngës Magjike”, mbetet për t’u parë në këtë festival që si gjithmonë rezervon shumë surpriza.
(m.a/bluetooth)

Advertisements
Posted in: Vipat