Trende të femrave që meshkujt i urrejnë

Posted on Nëntor 11, 2011

0


Edhe pse në vitet ‘70 janë pranuar me të dy duart femrat me pantallona të gjera te këmbët, syzet predimensionale, çizmet “Uggs”dhe sandalet të cilat barten me çorape, meshkujt modernë i urrejnë trende të tilla. Ndërkohë ne ju prezantojmë listën e trendeve të modës të cilat meshkujt nuk i duan, dhe kjo nuk do të thotë se femrat do t’i duan ato më shumë apo do ti hedhin tutje. Ende ka disa gjëra të modës të cilat do të ishte më mirë të mbeteshin në pistat e modës.

 

Çizmet “Uggs”

Të përshtatshme dhe të nxehta deri në ekstrem, madje dhe të famshme në disa sezone, por disa meshkuj kanë thënë se ato çizme duken jo të mira, duke i krahasuar ato me thasë patatesh.

Syzet e mëdha

Femrat i duan ato, pasi me këto lloj syzesh duken magjepsëse , fshehin sytë e lodhur dhe i japin pamje misterioze dhe seksi. Të paktën kështu kanë menduar femrat, ndërsa meshkujt nuk i preferojnë shumë ato pasi u duken si insekte të mëdha.

 

Kominoshet

Japin pamje ‘retro’ mirëpo është pak e vështirë të dukeni fantastike në to.

 

Buzëkuqi i kuq

Është me të vërtetë habitëse pasi femrat mendojnë se asgjë nuk është më seksi se buzëkuqi i kuq dhe qepallat e gjata, dhe se meshkujt pajtohen me këtë. Buzët e kuqe mund të jenë seksi për t’u parë, mirëpo meshkujt i konsiderojnë ato si pengesë për t’u puthur.

 

Pantallonat ‘dimi’

Pantallonat në të cilat dukeni sikur keni vendosur një pelenë, nuk janë aspak seksi për meshkujt. Femrat pajtohen se janë të përshtatshme dhe se mund të kombinohen lehtë, por meshkujt nuk i pëlqejnë aspak.

 

Sandalet dhe çorapet

Edhe pse mund të jenë në modë, djemtë nuk i pëlqejnë alternimin e çorapeve me sandalet, sepse për ta nuk janë seksi. Ndoshta ky është stili i cili duhet të mbetet në pistën e modës.

 

 

Nga Enkelejda Gjuzi

Advertisements
Të etiketuara:
Posted in: Trend