Fjolla zhvendoset në Amerikë, kërkon suksesin dhe dashurinë

Posted on Nëntor 11, 2011

0


Karriera muzikore po i shkon mjaft mirë – falë edhe pamjes seksi – mirëpo, me sa duket, Fjolla Morina nuk mjaftohet me kaq, ajo po kërkon diçka më shumë nga vetja. Kemi mësuar se këngëtarja tani ka vendosur të udhëtojë për në Kaliforni për të ndjekur një shkollë aktrimi dhe për ta sprovuar veten edhe në këtë profesion. “Ka disa ditë që jam duke u përgatitur për të udhëtuar në Kaliforni, ku përveçse do vizitoj motrën time dhe mbesën e vogël Hayley Nicole, do të vijoj mësimet në një shkollë aktrimi, ku më pas do të filloj të merrem edhe me aktrim”, – ka thënë Fjolla, duke shtuar se nuk do të hezitojë të pranoj ndonjë ofertë qoftë për të qenë pjesëmarrëse në ndonjë film. Kështu pra, ajo pas përfundimit të shkollës mendon që të nisë menjëherë me projekte filmike. “Shpresoj që aktrimi të më sjellë sukses. Do doja të isha pjesë e ndonjë projekti filmik në Kaliforni apo edhe diku tjetër. Fatit nuk i dihet mund ta takojë djaloshin e duhur për mua edhe në Kaliforni, kjo nuk do të më pengonte, madje as nacionaliteti nuk ka rëndësi për mua, thjeshtë të më dojë dhe ta dua ashtu siç është”, – është shprehur ajo, duke e rideklaruar se për momentin në jetën e saj nuk ka asnjë mashkull. Nuk i dihet, ndoshta Fjolla na vjen me ndonjë amerikan në krah… Megjithatë, projektet muzikore ajo nuk do t’i lërë pas dore, sepse është duke punuar për disa këngë të reja.

Advertisements
Të etiketuara:
Posted in: Vipat