Cilat janë tatuazhet e femrave të Hollivudit

Posted on Nëntor 11, 2011

0


Ndoshta keni menduar prej kohësh të bëni një tatuazh, por keni qenë të pavendosur se cili do të ishte kujtimi që do ta mbanit gjatë gjithë jetës në trup. Ndoshta ato nuk ju pëlqejnë aspak t’i keni mbi vete, megjithatë i shikoni figurat e të tjerëve me kënaqësi. Në këtë speciale do të shihni se cilat janë tatuazhet e aktoreve dhe këngëtareve më të famshme të momentit? Tatuazhi, ose pigmentimi i lëkurës është një shenjë e krijuar duke futur një pigment në lëkurë për qëllime dekorative. Ato praktikohen në të gjithë botën. Indigjenët e Japonisë i vizatojnë ato në fytyrë, po kështu edhe polinezianët, fiset në Filipine, Borneo, Afrikë, Kinë dhe shumë vende të tjera, prej të cilave e marrin origjinën shenjat dhe simbolet e pakuptueshme. Për shkak se prishet mbrojtja e lëkurës, tatuazhet kanë edhe rreziqe shëndetësore, ku duhet përmendur infeksioni dhe reaksionet alergjike. Edhe pse tatuazhet janë permanente, është e mundur të hiqen apo të modifikohen, ashtu siç kanë bërë shumë prej këtyre personazheve. Rreziku që shfaq për shëndetin heqja është edhe më i lartë, për shkak se kryhet me lazer, që reagon me bojën e tatuazhit, duke e shpërbërë atë.

 

Pamela Anderson

Ajo është martuar dhe është ndarë nga shumë yje rroku, duke mbajtur si kujtim mjaft tatuazhe. Ka një rreth gjembash në krahun e djathtë, një kompozim fisnor në shpinë dhe emrin “Mommy” në gishtin e dorës së majtë (të ndryshuar nga “Tommy” pas divorcit nga Tommy Lee).

Eva Longoria

Ylli i filmit “Shtëpiaket e dëshpëruara” ka një yll të vogël brenda kyçit të majtë, një kryq keltik në shpinën e poshtme dhe inicialet e të dashurit, Tony Parker në një vend intim, për të cilën thotë: “Nuk po e tregoj se ku i kam, vetëm se ai i sheh çdo ditë”.

Victoria Beckham

Victoria ka inicialet e bashkëshortit David në kyçin e dorës së majtë (ai ia ktheu nderin, duke shkruar emrin e saj në krahun e majtë). Tatuazhi hebre në shpinë do të thotë “Unë jam e të dashurit tim, idashuri im është imi”, përsëri një tjetër ode për Beckam.

Britney Spears

Falë stilit të veshjes me bel të shkurtër të princeshës së pop-it, shikuesit mund t’i dallojnë fare mirë dy tatuazhe në barkun e saj. Njëri është një yll dhe tjetri një simbol kinez për misterin. Prapa qafës ka dy zara, por janë të fshehura nga flokët e shtuara.

Janet Jackson

Edhe pse ajo ka plot tatuazhe, shumë njerëz zakonisht mendojnë diçka tjetër kur flitet për artin trupor të saj. Por, për sa i përket bojës, Jackson ka një kanji japonez në qafë dhe një akrep stil borneo në fundtë shpinës.

Christina Ricci

Christina thotë për tatuazhin e saj: “Është Alan, luani perëndi i Narnias, nga libri “Luani, shtriga dhe gardëroba”. Ishte një simbol i fëmijërisë sime të keqe. Kam vuajtur shumë kur isha adoleshente, dhe kur mbusha 18 vjeç, u largova. Si Aslan, më në fund isha e lirë.

Nicole Richie

Nga të nënta tatuazhet e Nicole, më të dukshmet janë një palë krahë portokalli në shpinë dhe një fjongo e kuqe me emrin Richie në qafë. Për sa i përket pupave të balerinës në barkun shtatzënë të yllit të televizionit, të gjithë besojnë se do të bëhen çizme shumë shpejt.

Jessica Alba

Me sa duket mollëkuqja në anën e prapme të qafës së Jessica-s është rezultati i një eksperience familjare. Ajo zbuloi për “Access Hollywood”: “Tezja ime, mamaja ime, kushërira dhe unë, të gjitha kemi të njëjtin tatuazh, tregon se jemi të lidhura”.

Alyssa Milano

Aktorja e filmit “Charmed” ka një zinxhir me një kryq në shpatullën e djathtë dhe një shirit trëndafilash në kyçin e këmbës së djathtë. Për sa i përket zemrës së shenjtë në vithet e saj, ajo mbetet e panjohur për publikun.

Christina Aguilera

Xtina (e cila ka shkruar emrin e saj prapa qafës) ka mjaft tatuazhe për bashkëshortin Jordan Bratman. Jo vetëm ka shkruar “Te amo siempre” në spanjisht, por mori në të dhënë nga Victoria Beckam dhe ka shkruar frazën “Unë jam e të dashurit tim, i dashuri im është imi”.

Drew Barrymore

Drew mund të ketë disa tatuazhe, por vetëm një që duket gjithmonë mbi qilimin e kuq, një kryq i madh i mbështjellë me trëndafila në kyçin e këmbës së majtë. Sa për të tjerat, ajo thotë se janë shumë poshtë vitheve të saj për t’ia treguar publikut.

Denise Richards

Edhe pse Denise Richard ka kërkuar divorcin nga Charlie Sheen në mars të vitit 2005, ajo ende e ka emrin e tij të shkruar me bojë të zezë në kyçin e këmbës së djathtë. H…m, ndoshta shpreson që një tjetër Charlie të hyjë në jetën e saj.

Pink

Arti trupor i Pink meriton një galeri të tërë, por më të dukshmet janë tatuazhet në krahë me fjalët “ajo që ikën vjen përsëri” në kyçin e dorës së djathtë, një engjëll që ndjek një yll në shpatullën e majtë dhe kodin e albumit të vitit 2001 prapa qafës.

Advertisements
Të etiketuara:
Posted in: Trend