VIP-a shqiptare per Halloween

Posted on Nëntor 7, 2011

0


Nje feste e madhe qe eshte festuar edhe nga fytyrat publike shqiptare, eshte edhe “Hallowen”, qe kete radhe VIP-at tane kishin vendosur ta festojne ne nje lokal te Prishtines.

Aferdita Dreshaj se bashku me Shpat Kasapin kishin mbledhur miqte e tyre, Tuna Sejdiun, e cila kishte udhetuar nga Tirana ku eshte e angazhuar ne nje spektakel kendimi, pastaj me te bashke kishte udhetuar edhe kengetarja tjeter Vesa Luma, per t’iu bashkengjitur ne Prishtine kengetarja e njohur Nora Istrefi, si dhe Dafina Zeqiri. Shpati gati nuk njihej nga ndryshimi qe kishte bere, duke u shnderruar ne nje Sandokan, ndersa e fejuara e tij, Aferdita, kishte zgjedhur nje paruke, ku shihej me floke te shkurtra dhe me nje minifund shume seksi. Ne anen tjeter, mikesha e tyre Tuna Sejdiu kishte zgjedhur te shnderrohej ne nje infermiere seksi, duke shfaqur skena horrori si asnje tjeter ne kete feste. Nora Istrefi si gjithmone ka zgjedhur ekstravagancen, por ne nje mase pak me te vogel, nje pale xhinse te ngushta, nje bluze sensuale, si dhe nje pale taka teper te larta. Ato e kishin shnderruar Noren ne nje barbi televizive, kurse Dafina Zeqiri kishte bere nje make up ndryshe, siç e preferon ne klipet e fundit, ne stilin e geishave, teksa ne veshje nuk kishte ndonje ndryshim te madh. Kurse kengetarja tjeter Vesa Luma kishte zgjedhur te behej nje mace per te befasuar te pranishmit dhe fansat e saj. Por edhe ne pubet e Tiranes kjo feste eshte festuar masivisht nga personazhe te njohura dhe te zakonshme.

Advertisements
Posted in: Vipat