Victoria Saravia as pohon, as mohon lidhjen me Forlan

Posted on Nëntor 7, 2011

0


“S’jemi të dashur, jemi thjesht shumë të afërt me njëri-tjetrin. Le t’i bëjmë gjërat hap pas hapi…”, ka deklaruar bukuroshja uruguajane

Victoria Saravia është një modele, balerinë dhe prezantuese uruguaiane 25-vjeçare, që tashmë është bërë e famshme për marrëdhënien gjithnjë e më të ngushtë me sulmuesin e Interit, Diego Forlan. Megjithëse ajo, të paktën në media, ka dashur të mos e konfirmojë, por as ta mohojë, teksa është shprehur: “S’jemi të dashur,  jemi thjesht shumë të afërt me njëri-tjetrin. Le t’i bëjmë gjërat hap pas hapi…”. Historia midis të dyve duket se ka filluar që gjatë periudhës së Kupës Amerika, kur Victoria ishte e ftuar bashkë me sulmuesin në emisionin “La cocina del Shoë”, që në atë kohë prezantohej pikërisht nga ish-i i Forlanit, Zaira Nara. Flitet se nga atëherë, midis të dyve pati një tërheqje të madhe fizike. E si të mos kesh tërheqje fizike, me një femër të tillë, me tipare seksi, siç mund ta shihni më sipër….

Advertisements
Posted in: Bota e Yjeve