Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger po vuajnë ndarjen!

Posted on Nëntor 1, 2011

0


ewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger po e përjetojnë keq fundin e lidhjes 4 vjeçare. Nicole, mbërriti në Londër, ku nuk mundi as të buzëqeshte për fotografët. Një burim pranë këngëtares tha se ajo po kalon kohë të vështira, po i kushton vëmendje punës për të kaluar dhimbjen që i shkaktoi ndarja nga njeriu me të cilin priste të martohej. Të njëjtën situatë po kalon edhe piloti i Formula 1. Ai deklaroi për “The Sun” se këto kohë po vënë në provë për të treguar sesi do të përballojë situata të tilla. Lewis vazhdon të ketë kontakte me Nicole, ndërsa shton se ata janë miq dhe do të mund të ecin përpara.

Advertisements
Të etiketuara:
Posted in: Bota e Yjeve