Syzet që “tregojnë” ndjenjat e njerëzve

Posted on Tetor 28, 2011

0


Dalja në takime mund të jetë një makth për disa persona. Por syzet “Socia X-Ray” premtojnë të tregojnë se çfarë po mendon personi tjetër – dhe se kur duhet të ndaloni së foluri.

Syzet kanë një kamera e cila monitoron shprehjet e fytyrës së personit tjetër dhe i krahason me 24 karakteristika të njohura të cilat përcjellin emocionet.

Kjo do t′i tregojë individit nëpërmjet një kufjeje dhe dritave në xhama se çfarë po mendon takimi i tyre.

Syzet janë akoma në zhvillim nga hulumtuesit në Massachusetts. Duke i mbajur këto syze gjatë një bisede është si të keni një “ndjeshmëri ekstra”.

Advertisements
Të etiketuara:
Posted in: Teknologji