Krasta heq Amin dhe Ermalin nga puna, do të drejtojë “Dancing with the stars”

Posted on Tetor 28, 2011

0


Largimi i papritur i moderatorit të njohur Adi Krasta nga game-show “100 milionë”, i gjeti spektatorët të papërgatitur, madje këtë të martë ata kanë ngritur supet në shenjë habie kur në vend të tij panë prezantuesin Eno Popi, që këtej e tutje do të presë e përcjellë shqiptarë të guximshëm që testojnë dijet e tyre. Lart e poshtë nisën të përhapeshin zëra se ku do të shkojë Adi, i cili që gjatë sezonit të kaluar televiziv pati probleme me “E Diell”, program nga i cili hoqi dorë fillimisht, por pa u marrë vesh nëse kishte probleme me autorët e këtij spektakli, çiftin Aida dhe Armend Rexhepagiçi, apo me shefat më lart tyre. Gjithsesi, për momentin thuhet se Krasta do të vazhdojë rrugëtimin e tij televiziv pranë Vizion Plus, më konkretisht duke moderuar “Dancing with the stars”, edicioni i tretë i të cilit fillon rreth muajit të katërt të vitit të ardhshëm. Edhe pse Krasta i jep nga vetja çdo emisioni që moderon, është fakt që “Dancing with the stars Albania” ka ndërruar fytyrat sa herë është mbajtur deri më tani në vendin tonë. Me sa duket, Ami dhe Ermali nuk do të jenë më e bashkë me ta edhe regjisorja Vera Grabocka, e cila po përkujdeset për “X Factor” që nis në fillim të 2012-s në TV Klan.

Advertisements
Të etiketuara:
Posted in: Vipat