Çiljeta operon gjoksin në Amerikë, shfaqet me përmasa të zvogëluara

Posted on Tetor 28, 2011

0


Këngëtarja super seksi, Çiljeta Xhilaga, e cila së fundmi është bërë pjesë e spektaklit të Top Channel-it “E Diell”, mund të ketë ndërhyrë përmes kirurgjisë në Amerikë, ku ndodhej pak ditë më parë. Ajo mendohet të ketë përfituar jo vetëm nga profesionalizmi i mjekëve, por edhe nga largësia, duke evituar kështu thashethemet e ndryshme. Duke parë fotot e saj  mund të aludohet për një ndryshim fizik, gjë që e kanë vënë re edhe shumë fansa, të cilët e kanë komentuar në rrjetet sociale. Pamja elegante e Çilit mund t’i dedikohet sidoqoftë edhe faktit që ajo ka humbur disa kg muajt e fundit, kjo edhe falë pjesëmarrjes në “Dancing with the stars”. Edhe pse, është paksa e vështirë që pjesa e dekoltesë të reflektojë kaq shumë ndryshimet në peshë… Në fakt, Çili e ka shprehur disa herë dëshirën e pashoqe për të pasur një gjoks më të vogël, edhe pse pikërisht përmasat e bujshme të tij deri diku i dhuruan atë famë që ka sot. Edhe më herët “standard” ka shkruar se këngëtarja është parë në një klinikë private në kryeqytet, ku ndërhyrjet kirurgjikale i kryejnë mjekë të huaj, mesa duket për t’u konsultuar për gjoksin, për përmasat e mëdha të të cilit me kalimin e kohës bëhen problematike për shëndetin, kryesisht për shtyllën kurrizore. Kur u shkrua fillimisht se ajo dëshironte të zvogëlonte përmasat e gjoksit, komuniteti i Facebook-ut ku hitbërësja e “Pse të dua” ka shumë fansa, reagoi shpejt duke formuar grupin “Të bëhemi 1 milionë shqiptarë që Çiljeta të mos zvogëlojë gjoksin”. Nëse kjo gjë nuk është bërë ende realitet, fjala e fundit i mbetet gjithsesi asaj që cilësohet si njëra nga femrat më seksi në muzikën shqiptare.

Advertisements
Të etiketuara:
Posted in: Vipat