Aparati fotografik më i vogël në botë

Posted on Tetor 28, 2011

0


Krijohet aparati më i vogël fotografik në botë, i cili është vetëm 2.54 centimetra dhe mund të mbahet vetëm me njërin gisht. Edhe pse është një aparat mikroskopik, çuditërisht me të mund të bëhen foto 2 megapixel madje mund të xhirohen dhe video. Krijuesit e këtij aparati, firma Hammacher Schlememr, do ta nxjerrë në shitje për rreth 100 dollarë. Menaxheri i Hammacher Schlememr Fred Berns, shprehet se edhe pse ky aparat është shumë i vogël me të mund të bëhen foto dhe të regjistrohen video me të njëjtën cilësi si ato të aparateve shumë më të mëdhenj. Ky aparat mund të bëjë imazhe JPEG me një rezolucion 1600×1200. Gjithashtu mund të lidhet me kompjuterin nëpërmjet një fishe USB.

Advertisements
Të etiketuara:
Posted in: Teknologji