Si të kujdesemi për sytë

Posted on Tetor 27, 2011

0


Syri nuk është bërë që vazhdimisht të jetë i fokusuar në objekte të afërta. Nëse puna juaj kërkon që vazhdimisht të shikoni në ekranin e kompjuterit tuaj gjatë gjith ditës apo nëse shikon shumë teleivizionin, ndalo për një moment, kohë pas kohe, për të bërë ca ushtrime.

Për shembull: rrotulloji sytë tuaj në rrath të medhenj në të dy drejtimet (majtas, djathtas), shiko në secilën anë sa më anash që mundesh dhe më pas ngrije shikimin sa më lartë dhe sa më poshtë që mundesh. Provo të dalësh në dritare dhe të shikosh sa më larg në horizont që mundesh dhe kthe shikim në një pikë para teje dhe prap fillo ushtrimin. Në këtë mënyrë ju i shmangni problemet e syve, zgjëroni hapësirën e brendshme dhe relaksoni të dy sytë dhe mendjen tuaj.

Advertisements
Të etiketuara:
Posted in: Shëndeti