Angli, taksë e çuditshme për personat që përdorin kirurgjinë plastike

Posted on Tetor 27, 2011

0


Ja një mënyrë më e mirë për të shtuar taksat. Agjencia e të ardhurave në Angli ka bërë një propozim të çuditshëm: taksimin e të gjithë personave që përdorin kirurgjinë plastike për të përmirësuar pamjen dhe format e tyre.

Normalisht që nga taksë ka edhe të përjashtuar dhe ata janë personat që e kanë të nevojshëm përdorimin e kirurgjisë plastike, si p.sh personat që mund të kenë pësuar djegie.

Në rast se vendoset taksa e paguar, femrat që bëjnë këto ndërhyrje, do të paguajnë 20% më shumë, ndërkohë që ato paguajnë për një ndërhyrje kirurgjike plastike 5-6 mijë euro. Të ardhurat që mblidhen nga këto operacione shkojnë 500 milionë euro në vit.

Po normalisht që kjo kërkesë e çuditshme nuk është pritur mirë as nga kirurgët, as nga klientët. Një prej tyre është edhe modelja e famshme, Imogen Thomas, e cila është shprehur e tronditur që qeveria kërkon që me paratë e silikonit të saj, të paguar borxhet.

“Ky propozim godet rëndë femrat që duan të duken më mirë”, ka thënë ajo.

Advertisements
Të etiketuara:
Posted in: Kuriozitete